9 kushtet që Gjermania i ka vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

9 kushtet që Gjermania i ka vendosur Shqipërisë për hapjen e negociatave

22:54 | 24/09/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Grupet parlamentare qeverisëse në Gjermani,  kanë autorizuar Qeverinë e Kancelares Merkel që të miratojë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë vetëm kur vendi të plotësojë 9 kushte. Kushtet janë të ndara në dy faza.

Konferenca e parë për prezantimin e grupeve të negocimit do të zhvillohet vetëm atëherë kur Qeveria Gjermane të konstatojë plotësimin e dy kushteve nga Shqipëria:

  1. Vënia në punë e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.
  2. Miratimi i Reformës Zgjedhore, e cila të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe të sigurojë një financim transparent të partive dhe fushatave zgjedhore. Reforma duhet të bëhet në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës të të gjitha forcave politike.

Konferenca e Dytë, që shënon hapjen zyrtare të negociatave, me nisjen e negocimit për kapitujt e parë, do të ndodhë vetëm kur Qeveria Gjermane të konstatojë plotësimin e shtatë kushteve të tjera nga Shqipëria:

Read more

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

  1. Zbatimi i ligjit për reformen zgjedhore të inicuar.
  2. Fillimi i procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme.
  3. Fillimi i ndjekjes penale dhe eventualisht i proceseve gjyqësore kundër atyre që lidhen me blerjen e votave në zgjedhje, dhe ndjekjen serioze dhe të shpejtë të procedimeve.
  4. Angazhimi i strukturës speciale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe aftësia e saj për të punuar.
  5. Progres solid në krjimin e bilanci suksesi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë inicimin dhe proçedimet e para të përfunduara kundër nënpunësve civilë dhe politikanëve të nivelit të lartë.
  6. Progres i prekshëm në reformën administrative
  7. Një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nga Gjykata Kushtetuese; nëse urdhërohet përsëritja e zgjedhjeve, ato duhet të zhvillohen në bazë të ligjit të ri zgjedhor,

Bundestagu gjerman i kërkon Qeverisë Gjermane që t’i bëjë të qartë Shqipërisë, se nëse pas hapjes së negociatave të pranimit, Shqipëria vonon, pezullon ose tërheq përmbushjen e detyrimeve, atëherë negociatat e pranimit duhet të ndalojnë dhe në rast dyshimi, të ndërpriten.

Dokumenti i siguruar, bën edhe një skanim sesi Budestagu e shikon gjendjen aktualisht në Shqipëri. Aty theksohen disa konstatime kryesore të grupeve parlamentare qeverisëse në Gjermani (CDU/CSU dhe SPD) lidhur me gjendjen në Shqipëri dhe më konkretisht:

  1. Gjatë zbatimit të disa prioriteteve kyçe faktikisht u arrit progres, por gjithashtu ekzistojnë shumë deficite. Institucionet e reja për vetë-administrimin në fushën e drejtësisë faktikisht janë ngritur, por nuk janë akoma funksionale.
  2. Kultivimi i drogës mundi të frenohej, por në vend të saj është rritur roli i Shqipërisë në trafikun e saj. Shqipëria mbetet sidoqoftë, bazë e trafikut të drogës për tregun evropian. Trafiku i drogës është rritur ndjeshëm.
  3. Shqipëria është në një krizë të rëndë politike pa zgjidhjen e së cilës hapja e negociatave vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme. Bundesatg i bën thirrje palëve politike të hedhin të gjithë hapat e mundshëm për të zgjidhur sa më shpejt krizën e rëndë politike.
  4. Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë jo funksionale.
  5. Reforma Zgjedhore nuk është miratuar dhe rekomandimet e OSBE-ODIRH nuk janë zbatuar.
  6. Deri tani nuk është lëshuar asnjë urdhër arresti nga Prokuroria për ata që akuzohen për blerje votash. Duhet të fillojnë menjëherë procedime penale dhe të përfundojnë shpejt.
  7. Për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 mungon një vendim mbi ligjshmërinë e tyre. Nevojitet një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve.
  8. Të hetohen zyrtarët dhe politikanët e nivelit të lartë.
  9. Reforma e administratës publike po përparon ngadalë.

/FaxWeb/

Etiketa: Bashkim EuropianBundestagCDU/CSUgjermanikushtet per hapjen e negociatavenegociata

Të Lidhura

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

nga 27
12:42 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, komentoi edhe protestat kundër projektit të...

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Para
Gjermanët kërkojnë zgjidhje politike. I japin goditjen më të rëndë qeverisë së Ramës

Gjermanët kërkojnë zgjidhje politike. I japin goditjen më të rëndë qeverisë së Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026
E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com