700 kg lëndë narkotike janë sekuestruar në Mamurras. Policia ka shoqëruar 7 persona deri në këto momente.
Lënda narkotike është gjetur në një magazinë që shërbente për tharjen e saj. Gjithashtu forcat blu kanë sekuestruar 1 kallashnikov, granatë dore e municion luftarak.
Ndërsa në Shkodër janë asgjësuar 6.555 bimë narkotike.
Drejtoria e Përgjithshme për Sigurinë Publike në bashkëpunim me Forcat Policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër bëjnë me dije se lënda narkotike u gjend në territorin e njësisë Administrative Pult. Droga ishte në proces tharjeje. Po vijon puna për kapjen e autorëve.