Të paktën 62 persona kanë humbur jetën si dhe 100 të tjerë janë plagosur ditën e sotme pas disa shpërthimesh në lindje të Afganistanit.
Mësohet se shpërthimet e fuqishme janë rregjistruar në një xhami në distriktin Haska Menas ndërsa ende nuk dihet autori i kësaj ngjarje makabre.
Kujtojmë se në vetëm një muaj në Afganistan kanë vdekur plot 1174 veta dhe janë plagosur 3139 të tjerë.