6 lajme të rreme të gazetarëve për ngjarjen e Kombinatit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

6 lajme të rreme të gazetarëve për ngjarjen e Kombinatit

16:50 | 08/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Kaon Serjani

Lajmi i rremë Nr. 1

Pothuaj të gjitha mediat raportuan se familja Josifi kishte bërë vetëvrasje kolektive për t’u ringjallur.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

E vërteta: Blerta (motra e mbijetuar) në dëshminë e saj tha: “Nisëm edhe ne me agjërimin, pinim vetëm ujë, donim të bënim sakrificë të kthenim motrën në jetë”.

Pra, qëllimi i nënës dhe të mbijetuarës nuk ka qenë aspak të vdisnin, por të luteshin dhe të agjëronin për ringjalljen e Anisës. (Është çështje tjetër, nëse ky ishte veprim i drejtë apo jo, apo për sa kohë duhet ta bënin këtë, por duket se nuk ka qenë asnjëherë qëllimi që të vrisnin veten, siç thanë mediat. Të heqësh dorë nga ushqimi si formë agjërimi dhe të heqësh dorë nga ushqimi për të vdekur nuk janë aspak dy gjëra të njëjta).

Lajmi i rremë Nr. 2

Mediat thanë fillimisht se sipas motrës së mbijetuar, Anisa kishte hequr dorë e para nga ushqimi për t’u vetëvrarë, sepse donte të ringjallej.

E vërteta: Blerta në dëshminë e saj thotë që përpara se të hiqte dorë nga ushqimi, Anisa ishte pushtuar nga kriza nervore. Nga kjo dëshmi, është më tepër e mundur që shkaku që ka çuar në mosushqyerjen e Anisës është depresioni. Dhe për ata që njohin depresionin e dinë se ky veprim jo gjithmonë është i vullnetshëm. Gazetarët u nxituan sërish.

Lajmi i rremë Nr. 3

Mediat thanë që Zhaneta (e ëma) u vetëflijua për të ndjekur të bijën në ringjallje.

E vërteta: Sipas dëshmisë së Blertës: “Ditën që mami ndërroi jetë, u ul në gjunjë të lutej”. Që do të thotë se Zhaneta nuk është vetëvrarë me dashje, por duke mos u ushqyer mirë, ka mbërritur aty.

Lajmi i rremë Nr. 4

Mediat thanë që Dëshmitarët e Jehovait nxisin vetëvrasjen, sepse predikojnë ringjalljen.

E vërteta: Të gjitha bashkësitë fetare tradicionale shqiptare predikojnë ringjalljen dhe e kanë bërë këtë që nga fillimi i ekzistencës së tyre: Kisha Ortodokse, Kisha Katolike, Vëllazëria Ungjillore, Bashkësia Islame dhe Bektashizmi. Nga ana tjetër, predikimi i ringjalljes në pothuaj të gjitha rastet nxit tek njerëzit dëshirën për të përballuar me dinjitet vështirësitë e kësaj jete dhe jo të vetëflijohen.

Lajmi i rremë Nr. 5

Mediat thanë fillimisht se familja Josifi ishte frekuentuese e Dëshmitarëve të Jehovait. Disa ditë më vonë mediat thanë që hetimet marrim drejtim tjetër dhe se familja kishte qenë, në fakt, frekuentuese e Kishës Ungjillore.

E vërteta: Blerta tha në dëshminë e saj që, pavarësisht se ato i kishin provuar të mësipërmet, kishin vite që nuk frekuentonin asnjë grupim fetar duke shtuar “për të gjetur vetë rrugën te Zoti”. Nga kjo e fundit, është e dukshme se ato kanë zhvilluar një interpretim të besimit që duket se nuk përputhet me besimet ekzistuese, dhe ndaj duket se i kanë braktisur ato. Unë besoj se kjo i shpjegon veprimet e çuditshme në lidhje me trupin e motrës së vdekur. Mediat dolën sërish gabim duke etiketuar grupimet fetare.

Lajmi i rremë Nr. 6

Mediat nxituan të përdorin fjalën “sekt” për Kishën Ungjillore, të njëjtën fjalë që përdoren edhe për Dëshmitarët e Jehovait.

E vërteta: një sekt quhet një rrymë fetare që ka devijuar nga mësimi tradicional i krishtërimit dhe shikohet si heretik nga grupimi kryesor.

Për shembull, ungjillorët, ortodoksët dhe katolikët nuk janë sekte, sepse këto bashkësi i përmbahen mësimit tradicional të krishtërimit në lidhje me doktrinat kryesore të besimit, të tilla si: Hyjnia e Krishtit, Hyjnia e Shpirtit të Shenjtë, Triniteti, vdekja shlyese e Jezusit dhe ringjallja e tij në trup.  Ndërsa, Dëshmitarët e Jehovait nuk besojnë asnjë nga këto, ndaj vetëm këta të fundit shikohen si heretikë nga bashkësitë tradicionale. Edhe këtu mediat dhanë një lajm të rremë.

Kjo ngjarje po tregon edhe njëherë se edukimi i gazetarëve (i shumicës) në çështjet fetare është një urgjencë kombëtare.

Etiketa: 6 lajme të rreme të gazetarëve për ngjarjen e KombinatitDëshmitarët e JehovaitFamilja JosifiKaon Serjanimediatngjarje e Kombinatitringjallje e AnisësZhaneta

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Edi Ramës i bie dhe alibia e opozitës parlamentare. Shtatë deputetë kërkojnë koalicionet, sepse përndryshe ndalohet rrotacioni politik (film)

Edi Ramës i bie dhe alibia e opozitës parlamentare. Shtatë deputetë kërkojnë koalicionet, sepse përndryshe ndalohet rrotacioni politik (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com