Situata e koronavirusit në Itali vijon të jetë shqetësuese.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 354 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 102,499 humbje jete që nga fillimi i pandemisë.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se kanë rezultuar pozitivë 15,267 raste me Covid nga 179,015 teste të realizuara.
Gjithashtu sipas autoriteteve janë shënuar rritje të pacientëve me Covid edhe në kujdesin intensiv.
Kujtojmë se Italia pezulloi këtë të hënë përdorimin e vaksinës së AstraZeneca.