Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

30 qershori/ PD: KQZ fsheh manipulimin, teatër!

Nga Klodiana 0

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, ka deklaruar se KQZ luajti sot një teatër qesharak me hapjen e disa kutive të votimit.

Në një dalje për media, Kaso tha se KQZ nuk ka hapur kutinë e materialeve ku ndodhet lista e votuesve.

Sipas tij, 30 qershori vulosi fatin politik të Edi Ramës, i cili është kryeministri i parë në këto 30 vite që është refuzuar nga 85% e shqiptarëve.

“Sot në KQZ u luajt një teatër qesharak për t’u hedhur hi syve shqiptarëve për të vërtetën e hidhur të 30 qershorit. Për të fshehur manipulimin, KQZ refuzon të hapë kutinë e materialeve ku gjendet lista e votuesve, që deri tani është mbajtur sekret. Askush nuk ia zgjidh dot Ramës hallin e madh. Fati politik i Ramës është vulos më 30 qershor, ai është kryeministri i parë që refuzohet nga 85% e shqiptarëve dhe shumë shpejt nuk do të jetë më pengesë për fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Kaso.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej