Opozita ka zgjedhur të kujtojë 104-vjetorin e pavarësisë duke vizituar Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë.
I shoqëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri thirrje për bashkim dhe për ta bërë Shqipërinë një vend ku shqiptarët të kthehen e jo të largohen.
Lulzim Basha: “Gëzuar 28 Nëntorin. Të nderojmë sakrificën e dëshmorëve të Kombit duke u bashkuar për ta bërë Shqipërinë një vend ku kthehen shqiptarët e jo largohen”