27 Qershori i Çamërisë së Shqipërisë dhe Niko Koçi me sheshin “Skënderbej” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

27 Qershori i Çamërisë së Shqipërisë dhe Niko Koçi me sheshin “Skënderbej”

15:16 | 27/06/2017
në Uncategorized
0

Brengë, sepse Çamëria është njëra pjesë e trupit e shkëputur më keq sa s’ka, bashkë me Shqipërinë Verilindore (Kosovën), Shqipërinë e Epërme Verilindore (Nishi, Lugina e Preshevës, Vranja), Shqipërinë Lindore (sot në shtetin maqedonas) dhe Shqipërinë Veriore nën Malin e Zi dhe Serbi në Pazarin e Ri të Sanxhakut)

Nga: Denion Ndrenika

Ministër i Jashtëm i Greqisë, është Niko Koçi apo në greqizim “Nikos Kotzias”.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Natyrisht që nuk e bëj për ta shqiptarizuar pjesëtarin e një kombi siç na ndodhte ne që “Zeqirin” na bënin “Sotir”, “Ilirin” na e quanin “Jani” dhe “Gjergjin” e bënin “Jorgos”.

Po e bëj për të treguar se dikush nuk është tjetërkush pse ia ndryshon emrin. As historinë.

Kjo ka ndodhur me shqiptarët emigrantë pas vitit 1990. Ka ndodhur për dhjetëravjeçarë me shqiptarët krahinës së madhe etike jugore të Shqipërisë, Çamërinë.

Brengë e madhe e pashlyeshme edhe për ata që nuk janë çamë apo që nuk kanë lidhje familjare, far’ e fisnore, krushqira me Çamërinë!

Domosdo që brengë, po, sepse Çamëria është njera pjesë e trupit e shkëputur më keq sa s’ka, bashkë me Shqipërinë Verilindore (Kosovën), Shqipërinë e Epërme Verilindore (Nishi, Lugina e Preshevës, Vranja), Shqipërinë Lindore (sot në shtetin maqedonas) dhe Shqipërinë Veriore nën Malin e Zi dhe Serbi në Pazarin e Ri të Sanxhakut).

Patjetër që marr parasysh ecjen historike tonën, të fqinjëve, cilëtdo qofshin ata, sllavë, grekë a latinë.

Pranoj dhe kuptoj edhe me hidhërim se për faj tonin, të fqinjëve apo rrethanave ndërkombëtare, me apo pa dëshirë, e kemi pësuar.

Ndaj, me disa rreshta nisem prej sot, 27 Qershorit që është një ndër datat e errësirës dhe dhunës, genocidit dhe shfarosjes, dëbimit dhe masakrimit.

73 vjet më parë në Paramithi të Çamërisë grekët pa dalluar, vranë 600 shqiptarë etnikë çamë.

E kishin bërë pa pushuar ndonjëherë. Edhe në Filat, Artë, Prevezë, Margëllçë, Gumenicë, Pargë…

Edhe në Maqedoninë Perëndimore, kur jetonin “qartë” shqiptarët, sipas Dhimitër Kaklamanosit, ish-zyrtar i qeverisë greke përpara Lidhjes së Kombeve.

Kjo datë, 27 Qershori është njohur prej Kuvendit të Shqipërisë si Dita e Genocidit Grek Kundër Shqiptarëve të Çamërisë.

Dhe, po ia nis këtu datave e jo më herët qysh prej se në 1876 trupat greke pushtuan kryeqendrën e Çamërisë, Artën. As në vijimet e marrëveshjeve greko-turke për shkëmbim, në fakt dëbimin e popullateve. As të viteve 20’, ‘30 me kryeqeveritarin grek Jani Metaksa e deri në pragun e skajshëm të shfarosjes genocidiale të çamëve shqiptarë.

Llojd Xhorxhi, ish-kryeministri britanik pranonte asokohe se në Çamëri jetonin 75 mijë shqiptarë etnikë çamë të ndarë 50-50 në myslimanë dhe ortodoksë.

Mirëpo dikund te 48 orë përpara datës së peshës së rëndë të tragjedisë tonë të Çamërisë, ministri grek Koçi zyrtarisht shpreh hidhërimin e madh se në sheshin “Skënderbej” të rindërtuar në Tiranë, qenkërkan gurë të Filatit grek!

“Ne dënojmë vendosjen në sheshin kryesor të rinovuar të Tiranës, të gurëve që vijnë nga zona të ndryshme të Ballkanit, duke përfshirë edhe zonën greke të Filatit”, – deklarohet, sikurse raportoi televizioni “Top Channel”, në faqen zyrtare të ministrisë së Jashtme greke.

Filati grek?! Po, këtë e thotë zoti Koçi! Vazhdon edhe më keqazi në një arsyetim që të lë plot befasi kur të kujton se gurët e sheshit, qenkërkan shija e bashkimit të trojeve shqiptare!

“Këto gurë, në të cilët janë gdhendur emrat e zonave të prejardhjes së tyre, kompozojnë atë vepër që simbolizon “bashkimin e trojeve shqiptare” dhe është e qartë pse bëhet fjalë: për një veprim qeveritar që kultivon dhe fsheh irredentizmin”-vijon deklarata.

Domethënë është irredentizëm nëse flet për bashkimin e trojeve shqiptare, ku është edhe Filati që del si kundërthënie e zoti Koçi përderisa njëkohësisht e quan edhe grek.

Pa të mendojmë pak, ca janë grekët po të kujtojmë se kanë mbushur muret e Kuvendit të tyre, institucionin që njeh vrasjet dhe masakrat e Çamërisë si “hiç o gjë” me emrat e qyteteve të Shqipërisë?

Në atë faqe të ndërtesës ke të shkruar Përmetin, Këlcyrën, Korçën… Dhe, irrendetistët qënkërkemi ne që në sheshin “Skënderbej” të Gjergj Gjon Palit, jo “Jorgos” të Kastriotëve, kemi gurët e trojeve tona?!

Po sikur ne të kërkonim trojet e të tjerëve, çfarë do të na bënin?!

“Zona greke e Filatit”, thotë zoti Koçi!

Përkundër sjelljes së tij, të Greqisë, të grekëve kemi qetësinë që nuk dua ta tjetërsojmë në dhunë apo agresivitetet, por që fatkeqësisht ka qenë dëmprurëse, dërrmuese për shqiptarët.

Tashmë duhet që zyrtarisht edhe ministria e Jashtme e jona të flasë “cazë” për Çamërinë, tej formulave të pakos së zgjidhjes së problemeve të së shkuarës.

Duhet, patjetër që duhet, një përgjigje për zotin Koçi, që Filati, Çamëria janë në sheshin “Skënderbej” si pjesë e kombit.

Etiketa: 27 qershoriCameriDenion NdrenikaDita e Genocidit Grek Kundër Shqiptarëve të Çamërisë

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Për trëndafilin tim të tharë në Çamëri!

Për trëndafilin tim të tharë në Çamëri!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com