Një vrasje ka ndodhur sot në orën 06 e 15 minuta në rrugën e vjetër të Torovicës në zonën që ndan Lezhën me Shkodrën.
Policia njoftoi se gjeti një person të pa jetë dhe pranë tij një mjet tip “Ford”. Viktima është shtetasi Ajet Qokthi, 26 vjeç. Ai bashkë me një tjetër person, një i afërm i tij, po bënin transportin e qumështit nga fermat blegtorale që janë në atë zonë.
Nga të dhënat e para mësohet se ka pasur një tentativë grabitje. Policia ndodhet në vend ngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vrasjes.