“21 prilli dita më e vështirë e jetës time”, Gazment Bardhi flet për ngjarjen e rëndë në Elbasan: Përgjegjësi i vetëm është Taulant Balla – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“21 prilli dita më e vështirë e jetës time”, Gazment Bardhi flet për ngjarjen e rëndë në Elbasan: Përgjegjësi i vetëm është Taulant Balla

21:03 | 29/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Gazment Bardhi i është drejtuar me një mesazh qytetarëve të Elbasanit duke i falenderuar për mbështetjen e treguar për partinë e tij.

Bardhi fillimisht deklaroi se Elbasani u bë shtëpia e tij dhe do të ngelet gjithmonë në zemrën e tij, duke shtuar se angazhimi i të rinjve ka qenë forca e PD-së për këtë fushatë.

Por mesazhi i Gazment Bardhit nuk kishte si të mos përfshinte disa rreshta edhe për ngjarjen e rëndë të 21 prillit, kur pas një përplasjeje të armatosur u vra Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë mes tyre një oficere policie.

Read more

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Gazment Bardhi e quan 21 prillin si ditën më të vështirë të jetës së tij. Kjo ngjarje, vazhdon më tëj Bardhi, e ka tronditur atë thellë pavarësisht sesi ka ndodhur dhe përgjegjësi e kujt ishte.

Për sa i përket përgjegjësisë për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, deputeti tashmë i zgjedhur i PD-së Bardhi deklaroi se fajtori i vetëm është Taulant Balla, që sipas tij edhe këtë ngjarje të rëndë mundohej ta përdorte politikisht.

Statusi: 

Për 4 muaj Elbasani u bë shtëpia ime, dhe do të ngelet qyteti i zemrës edhe pas përfundimit të këtij procesi zgjedhor. Mikpritja dhe hapja e dyerve, qytetaria, kultura dhe dashuria për vendin e elbasanllinjve ishin gjëja më frymëzuese e kësaj fushate për mua. Dëshira dhe angazhimi i të rinjve për ndryshim ishte burimi i forcës tonë në këtë fushatë. Dua t’i falenderoj nga zemra të gjithë pa përjashtim. Të njëjtën ndjesi kam provuar edhe në Librazhd, edhe në Prrenjas, në Cërrik, në Gramsh, në Peqin e në Belsh.

Ne zgjodhëm të ishim krah njerëzve në këtë fushatë dhe të fitonim besimin e tyre pa asnjë presion, shantazh, blerje apo keqpërdorim. Ndërkohë, e vetmja alternativë e palës tjetër ishte dhuna, shantazhi, keqpërdorimi i shtetit, përdorimi i parave të pista, shpifjet dhe sajesat.

Për fat të keq, nga nxitja e Partisë Socialiste për dhunë, në këtë rrugëtim pati edhe ngjarje shumë të rënda. Si drejtues i fushatës së Partisë Demokratike në Elbasan, 21 Prilli ka qenë dita më e vështirë e jetës time. Humbja e jetës së një prindi dhe plagosja e 4 qytetarëve të tjerë, është një ngjarje që më ka tronditur thellë, pavarësisht rrethanave sesi ka ndodhur dhe përgjegjësi e kujt ishte. Çdo njëri prej nesh, përpara se të jetë politikan, është njeri, dhe tek unë qënia njeri është shumë herë më e fortë sesa roli si politikan. Zgjodha të mos i përgjigjem asnjë prej provokimeve dhe akuzave monstruoze të të vetmit përgjegjës për ngjarjen, Taulant Ballës, që edhe një ngjarje të rëndë, ku ka humbje jete dhe plagosje të qytetarëve, kërkonte ta përdorte për të përfituar politikish. Ky lloj politikanësh, nuk ka në fokus njerëzit, por vetëm veten dhe përfitimet personale. Janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të ruajtur pushtetin e paligjshëm.

Në fund të numërimit, rreth 60 mijë banorë të qarkut të Elbasanit na e dhanë besimin, për projektin tonë për një Elbasan të kthyer në normalitet, me më shumë mirëqenie dhe mundësi. Jam shumë i motivuar nga kjo mbështetje që është një nxitje masive për të vijuar me projektin për një Elbasan të qytetarëve, të dijes, e kulturës. Projektin për normalitet. Ato vota janë një thirrje për të kontribuar me gjithë fuqinë time dhe të kolegëve, që ta bëjmë të mundur këtë aspiratë të qytetarëve, në çdo pozitë që do të jemi.

I jam mirënjohës nga zemra atyre që na besuan. Mirënjohje pa kufi për të rinjtë e të rejat, për ekipin, për strukturat e PD, për demokratët që luftuan e rezistuan deri në fund, në një terren ku manipulimi, blerja e votës dhe kërcënimi ishin në maksimumin e vet. Jam i bindur që Elbasani e ka forcën për ta nxjerrë të keqen nga vetja, dhe nuk do të nënshtrohet megjithë makinerinë e mbrapshtë që përdoret për pushtet e interesa personale. Unë e kolegët e mi do të jemi në krah të këtij qyteti e në krah të qytetarëve, në çdo rrethanë dhe në çdo moment, për ti kthyer besimin që na është dhënë.

Etiketa: 21 prilligazment bardhi]Ngjarja elbasanpergjegjesTaulant Balla

Të Lidhura

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

nga 27
22:25 | 25/04/2026
0

Ditën e mërkurë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka lënë paraburgimin e Durrësit për një kontroll mjekësor në një spital...

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

nga 27
21:07 | 25/04/2026
0

Një alarm për bombë ka vënë në lëvizje strukturat e sigurisë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, duke shkaktuar evakuimin...

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

nga 27
14:46 | 25/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se “zgjedhja e drejtuesit të partisë është një proces ekskluzivisht në dorë...

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

nga 27
13:50 | 25/04/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha e konsideroi një sjellje prej gangsteri atë të ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, pas publikimit të...

Para
Rama: Protestues, Basha ju do për një foto në lajmet e botës

Bashkëqeverisje dhe zgjedhje të parakohshme lokale? Rama: Ftesa për Bashën s’ka kufi, LSI zero

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –

22:25 | 25/04/2026
LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

21:07 | 25/04/2026
Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –

14:46 | 25/04/2026
Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –

13:50 | 25/04/2026
Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –

13:46 | 25/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –
  • Në këtë parti ka garë dhe kryetarin e përcaktojnë anëtarët –
  • Ferit Hoxha vepron njësoj si ultra nacionalistët serbë –
  • Burg për lypësin që nuk iu bind policisë dhe kërkonte lëmoshë për bukë! –
  • SMS nuk janë dërguar nga ne. Mos klikoni linqe të dyshimta! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Erion Veliaj lë paraburgimin, kontroll mjekësor në një spital privat –
  • LAJM I FUNDIT/ Alarm për bombë, evakuohet qendra tregtare “Toptani” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com