Nga Kastriot Dervishi
Pasi ju kam bërë të ditur ditë më parë përbërjen e Partisë së Punës në vitin 1948, sot po ju bëj të njohura të dhënat e kësaj partie të paraqitura në kongresin e dytë të saj në mars-prill 1952. Këtë kohë partia kishte një anëtarësi prej 29.932 anëtarësh. 77% e partisë ishte me arsim fillor ose të pambaruar fillor. Më pak se 7% e anëtarëve ishte me arsim të mesëm. Përllogaritej se mbi 90% e anëtarësisë ishte e papërshtatshme nga niveli arsimor dhe kulturor. Shifrat e mëposhtme u bënë të njohura nga sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Enver Hoxha.