17 prill 1991/ Dritëro Agolli rivali i zgjedhur nga PD përballë Kastriot Islamit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

17 prill 1991/ Dritëro Agolli rivali i zgjedhur nga PD përballë Kastriot Islamit

14:32 | 17/04/2016
në Uncategorized
0

Sulmet e PD-së për ish-ministrin e Arsimit, Kastriot Islami, i cili akuzohej se kishte mbyllur shkollat në fillim të vitit 1991. Si e mbrojtën Adil Çarçani e Shane Korbeci. Pse Agolli pranohej më shumë nga PD si kandidaturë për kryetar të Parlamentit të parë pluralist. Pjesë nga debati në seancën e dytë parlamentare të 17 prillit 1991

Opening session of the first pluralist parliament on April 10, 1991. The DP deputies on the right are standing for a minute of silence to honor the four killed DP activists in Shkoder. Gani Xhengo

U zgjodh deputet i Partisë së Punës së Shqipërisë në Parlamentin e parë pluralist, por gëzonte respekt edhe në radhët e deputetëve të Partisë Demokratike. Ishte shkrimtari Dritëro Agolli, i cili u propozua nga Partia Demokratike për kryetar të Kuvendit të Shqipërisë në seancën  dytë parlamentare më 17 prill 1991.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Duke qënë se deputetët e PD-së nuk mund të zgjidhnin një kandidaturë të tyren për kryetar të Kuvendit të Shqipërisë, pasi ishin vetëm 78 deputet përkundrejt 169 të PPSH-së vendosën të mbështesin kandidaturën e Dritëro Agollit. Ndërkohë që PPSH e kishte propozuar Kastriot Islamin si kandidaturë për kryetar të Kuvendit të Shqipërisë. Kandidatura e Islamit hasi në kundërshtime të opozitës, pasi si ministër i Arsimit kishte marrë një vendim me peshë gjatë protestave studnetore duke ndërprerë mësimin, me qëllim ndaljen e protestave kundër sistemit komunist. Në këtë pikë u përqëndruan gjithë kundërshtitë e PD-së. Debati zhvillohej në seancën e dytë parlamentare më 17 prill 1991.  Azem Hajdari dhe Arben Imami ishte  dy prej deputetëve që kundërshtuan kandidaturën e  Kastriot Islamit për kryetar Kuvendi. Ja si e argumentuan ata votën kundër Islamit:

agolli1Azem Hajdari – Me leje, Azem Hajdari, i rrethit të Shkodrës. Unë kam një vërejtje për Kryetarin, që propozohet nga grupi i deputetëve, Kastriot Islami. Nuk e quaj të arsyeshme, të më fali zotëria, që Kastriot Islami të kryesojë Kryesinë e Kuvendit Popullor. Arsyeja kryesore është mbyllja e shkollës. I vetmi Ministër Arsimi që del në pension sapo merr detyrën. Universiteti i Tiranës e dimë si është katandisur. Jemi studentë, në rrugë, pa kushte, luftuam për pluralizmin, luftuam për lirshmëri, na hodhën në rrugë dhe vitin tjetër Universiteti i Tiranës, zoti Çarçani, mund të fillojë vetëm me vitet e para, sepse vitet e tjera po na i braktisin nga mungesa e shkollës. Për këtë arsye unë nuk e quaj të arsyeshme. Jam dakord të jetë çdo lloj deputeti tjetër, por jo irritues, përveçse Kastriot Islami. Të më falni zotëri.

Arben Imami – Me leje, Arben Imami, deputet i rrethit të Tiranës. Mendoj që figura e zotit Islami, si shkencëtar, si pedagog mund të jetë një figurë me një reputacion shumë të mirë, me një pozitive nga kushdo. Por për  veprimin e parë në arenën politike të zotit Islami, siç ishte mbyllja e universitetit, mbyllja e shkollës, e asaj shkolle për hapjen e së cilës kanë derdhur gjak shqiptarët, mua më duket se është një veprim i pamenduar, mirë paraqitja e kandidaturës së tij.

Imami-PashkoNë kohën kur po diskutohej kandidatura e Islamit, ku Shane Korbeci, ish-ministrër në qeverinë e fundit komuniste dhe ish-kryeministri I kësaj qeverie, Adil çarçani, e mbronin Islamin, deputetja e Partisë Demokratike, Natasha Lako propozoi një tjetër emër nga Partia e Punës së Shqipërisë si kandidat më konsensual për kryetar I Kuvendit. Ishte shkrimtari dritëro Agolli. Ai gëzonte respektin e deputetëve të Partisë demokratike edhe pse ishte në partinë kundërshtare. Ja si e argumentuan deputetët e PD-së mbështetjen e tyre për Agollin.

Natasha Lako – Natasha Lako, deputete e Korçës. Unë kam një propozim në emër të disa deputetëve, 12 deputetëve këtu, me respekt për çdo deputet që është këtu. Dritëro Agolli mund të jetë i përshtatshëm për kryetar Kuvendi. Të lexoj unë emrat, meqë m’u kërkua; është e nevojshme, apo jo?

Skënder Dika – Ne jemi të ndërgjegjshëm që jemi pakica në Kuvend dhe nuk pretendojmë që të rrëzojmë një kandidaturë që propozon Partia e Punës dhe të vëmë një tjetër. Unë jam ndër të paktët krijues, jam pishtar, quhem Skënder Dika, deputet i Shijakut, dhe pajtohem me kërkesën e mëparshme për zotin Dritëro Agolli, duke analizuar mbi bazën e reputacionit të gjerë që ka ai, si kombëtar dhe ndërkombëtar. Ne të gjithë jemi shqiptarë, pjesëtarë të këtij kombi, i njohim mirë, si njërin ashtu dhe tjetrin; nuk duhet marrë fare në analizë se kush është shoku i propozuar më parë, por kur i krahasoj këta të dy, është në nderin e gjithë Parlamentit, pa parë interesat e një partie, që në krye të Kryesisë të këtij Parlamenti të parë pluralist shqiptar të jetë një personalitet i tillë i rangut si Dritëro Agolli.

adil carcaniAdil Çarçani – Deputetët e Grupit të Partisë së Punës nuk e morën fjalën, nuk e ulën figurën, por e ngritën. Nuk thonë që Kastriot Islami është një figurë…, e vlerësuan figurën e tij. Vunë në dukje vetëm kritika që i bëjnë atij lidhur me vendimin që, siç u shpjegua, ishte kolegjial me të tjera institucione arsimore. Vetëm për këtë, të ulësh figurën e një njeriu që i dha besimin populli dhe të krijosh dyshimin se nuk është në gjendje të kryejë një funksion që jeta do ta tregojë. Sigurinë e japin ata që e paraqitën dhe diskutuan që ai është në gjendje ta kryejë këtë funksion. Ajo që thoni ju, akti i mbylljes së shkollave, do të diskutohet më vonë në këtë Kuvend sa i drejtë ka qenë.

Shane Korbeci – Shane Korbeci, deputet i rrethit të Tiranës. Së pari, për propozimin që bëri Leontiev Çuçi, në emër të disa deputetëve unë e mbështes, se te shoku Kastriot për këtë periudhë, kaq kohë sa kam që njihem me të në Qeverinë e Punës, kam krijuar përshtypjet më të mira për të, jo vetëm për aftësitë e mira që u përmendën këtu nga deputetë të tjerë, qofshin ato teknike apo shkencore, po dhe si një kuadër i përgatitur që do të dijë me dinjitet e personalitet të drejtojë këtë Kuvend pluralist.

agolliSë dyti, mendimi im është që këtu u hodhën dy propozime. Propozimi i parë nga Leontiev Çuçi, u bë dhe një propozim nga një grup tjetër. Unë do të thosha që ne do të hedhim njëherë propozimin e shokut Leontiev e pastaj propozimin tjetër. Ta votojmë; mendoj që argumentet apo diskutimet mund të bëhen; secili ka të drejtë. Ne duhet ta hedhim në votë këtë propozim se ne miratuam dhe rregulloren që do të bëhet me votim të hapur.

Deputetët e PD-së kërkuan që dy kandidaturat Agolli e Islami të hidhëshin në votim dhe procesi të kryhej me votë të fshehtë. Por këtë mënyrë e kundërshtuan fort deputetët e PPSH-së, të cilët kërkuan hedhjen në votim të propozimit të parë, kandidaturën e Kastriot Islamit dhe votimi të kryhej i hapur. Dhe kështu ndodhi.

Pas një debate të gjatë për mënyrën e votimit, Kastriot Islami u zgjodh kryetar i Kuvendit me votat e deputetëve të PPSH-së.

Etiketa: Adil CarcaniArben ImamiDritero AgolliNatasha LakoShane KorbeciKastriot Islami

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Vendet prodhuese të naftës takohen në Katar

Vendet prodhuese të naftës takohen në Katar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

15:45 | 28/04/2025
Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

15:42 | 28/04/2025
Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

18:45 | 18/04/2025
Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

16:35 | 18/04/2025
Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

16:02 | 06/04/2025

Më Të Lexuarat

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit
  • Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të
  • Kosovë, na fal për 12 vite!
  • Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com