14 të arrestuar me urdhër të SPAK për libreza shëndetësore false, policia jep detajet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

14 të arrestuar me urdhër të SPAK për libreza shëndetësore false, policia jep detajet

11:14 | 17/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Policia ka dhënë detaje nga operacioni “Librezat” i cili zbuloi se si 14 zyrtarë të strukturave shëndetësore në vend falsifikonin dokumentet me qëllim përfitimin.

Sipas policisë operacioni në fjalë, për të cilën Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka dhënë 14 masa, ndër të cilat 2 “arrest me burg”, 9 “arrest shtëpie” dhe 3 të hetuar në gjendje të lirë, ka nisur që prej katër muajsh.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma parash dhe certifikata e libreza të falsifikuara.

Read more

Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire –

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

Njoftimi: 

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Librezat”.

Goditet një rast i organizuar i korrupsionit, falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.

Ekzekutohen 14 masa sigurimi të lëshuara nga Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Sekuestrohen shuma parash, certifikata e libreza të falsifikuara.

Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën koordinimin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas një pune intensive hetimore 4-mujore, finalizoi me sukses operacionin policor “Librezat”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, e cila, bazuar në provat e grumbulluara në kuadër të procedimit të regjistruar në SPAK, 4 muaj më parë, nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka caktuar masë sigurimi ndaj 14 personave nën hetim, konkretisht:

Masën “Arrest në burg“ ndaj 2 shtetasve:

N., 65 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek tek Instituti i Higjienës Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” më shumë se njëherë, kryer në bashkëpunim, “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” kryer më shumë se një herë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;

  1. L., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek tek Instituti i Higjienës Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” më shumë se njëherë, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;

Masën “Arrest në shtëpi” ndaj 9 shtetasve:

  1. M., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Instituti i Higjienës Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” më shumë se njëherë, kryer në bashkëpunim dhe “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;
  2. H., 67 vjeç, banues në Tiranë, ish-mjek tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 1 Tiranë, për veprën penale “Ushtrim ndikimi i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”;
  3. D., 65 vjeç, banues në Tiranë, ish-mjek te Poliklinika Shëndetësore Nr. 1 Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer më shumë se njëherë dhe në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”;
  4. H., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 6 Tiranë, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”;
  5. B., 34 vjeçe, banuese në Tiranë, J. S., 29 vjeçe, banuese në Tiranë dhe A. M., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”;
  6. Gj., 57 vjeç, banues në Tiranë dhe E. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjekë tek Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

Masën “Pezullim të ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik” ndaj 3 shtetaseve:

  1. M., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 6 Tiranë, D. H., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 1 Tiranë dhe M. S., 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë mjeke tek Poliklinika Shëndetësore Nr. 4 Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”;

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se personat nën hetim janë implikuar në disa episode korruptive si: marrje e vlerave monetare që varionin nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja, në këmbim të mosndëshkimit me masë administrative të subjekteve të cilët ishin konstatuar me shkelje të kushteve higjieno-sanitare; sigurim i librezave shëndetësore të lëshuara mënyrë fiktive, për shtetas të cilët nuk u janë nënshtruar vizitave mjekësore, duke përfituar shumën 2.000 lekë të reja për çdo librezë; ndërmjetësim me qytetarë të ndryshëm për të bërë tamponin për COVID-19, kundrejt shumave monetare nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja; marrje e shumave monetare subjekteve të ndryshme tregtare që të mos i ndëshkonin me masa administrative kur konstatoheshin me shkelje.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: 1.500.000 lekë të reja dhe 2500 euro të gjetura në banesën e personit nën hetim N. N.; 35 libreza shëndetësore të gjetura në disa subjekte tregtare private në qytetin e Tiranës; certifikata dezinfektimi dhe dokumente të ndryshme mjekësore që janë lëshuar në mënyrë fiktive nga punonjësit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Instituti i Higjienës Tiranë; 14 aparate celulari të markave të ndryshme dhe një pajisje elektronike tablet.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme

Donika Prela kërkon përjashtimin e dy anëtarëve të trupit gjykues. E para, Ina Rama, pasi sipas saj është në konflikt interesi.

Etiketa: 14 të arrestuarlibreza shëndetësore falsePoliciaSPAK

Të Lidhura

Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire –

Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire –

nga 27
21:02 | 23/04/2026
0

Një kontenier me mallra të bllokuara nga autoritetet doganore në portin e Durrës është dërguar gabimisht drejt Pire, duke nxitur...

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

nga 27
20:30 | 23/04/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin për mungesën e medikamenteve në spitalin e Lushnjës gjatë fjalës së...

Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

nga 27
20:16 | 23/04/2026
0

Athina zyrtare ka rrëzuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për negociata të avancuara mes Shqipërisë dhe Greqisë lidhur me përcaktimin e Zonës...

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

nga 27
20:14 | 23/04/2026
0

Bëhet fjalë për tre persona të dyshuar, dy nga Shqipëria, 43 dhe 34 vjeç, dhe një grek 23-vjeçar, të cilët...

Para
Epidemiologu: Kufiri i vendosur nga BE për Shqipërinë nuk ishte i duhuri

Deputetët pa maskë në Kuvend, Epidemiologu: Shembulli i tmerrshëm parlamentar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire –

Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire –

21:02 | 23/04/2026
Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

20:30 | 23/04/2026
Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

20:16 | 23/04/2026
Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

20:14 | 23/04/2026
Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

19:46 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire –
  • Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –
  • Procesi u ndal nga Kushtetuesja –
  • Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –
  • Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –
  • AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire –
  • Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com