Ndonëse edhe në ditët me diell e shi të sëmurët në Shqipëri kanë vështirësi për të marrë shërbimin spitalor, në këtë dimër të mbuluar nga dëbora gjërat komplikohen edhe më shumë.
Një foshnje 6 muajshe në Bulqizë, e sëmurë me bronkopneumoni mbeti e bllokuar në një fshat të thellë të Bulqizës ndërsa trashësia e dëborës arrinte 1 metër.
Por një metër borë nuk e ka ndalur Liridona Cani, infermieren e qendrës shëndetësore Ostren të ecë mbi një orë në këmbë drejt fshatit Okshtun i madh për të shpëtuar këtë foshnje.
Foshnja është transportuar në spitalin e Peshkopisë dhe aktualisht mjekët konfirmojnë se ka dalë nga rreziku për jetën.