Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim me anë të një postimi në rrjetet sociale tha se transparenca dhe përgjegjshmëria janë thelbësore, në lidhje me donacionet që Shqipëria mori nga Konferenca në Bruksel.
Postimi i plotë:
“Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore.
Kjo është arsyeja pse donacioni amerikan do të krijojë një Akademi të re të Transparencës Amerikano-Shqiptare për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore”, shkruan ambasadorja e SHBA.
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin –
Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamentit Evropian mbi...










