​14 vite nga vizita e presidentit Bush në Shqipëri, takimet me Berishën e Moisiun te vizita në Fushë Krujë (foto + film)

Duhet të lëçisni

Pësoi arrest kardiak në rrugë, humb jetën 45-vjeçari në Tiranë

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën “Gramoz Pashko” tek ish-Studenti. Mësohet se qytetari i pajetë nuk është identifikuar ende ndërsa në trupin e...

Kurti në konferencë me Macron: Kosova do të jetë gjithmonë me aspirata demokratike, të angazhuar për paqe

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Paris, ku është pritur nga presidenti Emmanuel Macron. Gjatë konferencës për mediat...

Macron pret kryeministrin Kurti në Paris: Kosova dhe Serbia të gjejnë kompromisin mes tyre

Presidenti Emmanuel Macron ka pritur këtë të mërkurë në Paris, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Gjatë fjalës së tij presidenti francez shprehu mbështetjen për zhvillimet...

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, ministria e Shëndetësisë jep këshillat

I nxehti afrikan ka mbërthyer tashmë të Shqipërinë duke bërë që vlerat maksimale të ditës të kapin temperaturat e 40 gradë. Nisur nga kjo situatë...

Presidenti George W. Bush është bërë presidenti i parë në detyrë i Shteteve të Bashkuara që viziton Shqipërinë. 14 vite më parë pikërisht më 10 qershor të vitit 2007 dhe bashkëshortja e tij, Laura, u pritën në aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm shqiptar në atë kohë, Lulzim Basha.

Bush u takua në Pallatin e Brigadave me presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu. Presidenti shqiptar Moisiu i dha homologut të tij amerikan dekoratën më të lartë “Urdhrin e Flamurit”, për kontributin e tij në mbështetje të çështjes shqiptare.

Presidenti amerikan në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e atëhershëm, Sali Berisha, vlerësoi nivelin e lartë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-së.

Ai tha, se beson se plani i të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Marti Ahtisari, për pavarësi të mbikëqyrur, është zgjidhja e duhur për Kosovën, duke theksuar se do të punojë për të bindur gjithë vendet e Këshillit të Sigurimit dhe Serbinë për këtë gjë. Bush vlerësoi lart tolerancën fetare në Shqipëri.

“Shpreha dëshirën që Shqipëria të hyjë në NATO, unë jam përkrahës i kësaj dëshire,” tha presidenti amerikan.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Bush ka folur para trupave shqiptare, një shprehje mirënjohje kjo për Shqipërinë që ka kontribuar ushtarakisht në Afganistan dhe Irak.

“U thashë trupave se ju respektoheni nga ushtarakët tanë si ushtarë të stërvitur mirë dhe kurajozë,” tha Bush. Ai inkurajoi politikanët shqiptarë të punojnë së bashku për të plotësuar standardet e anëtarësimit në NATO.

“Politikanët duhet të punojnë së bashku për të arritur këto standarde, të lënë mënjanë ndryshimet politike,” tha ai.

Bush takoi në Fushë-Krujë një grup biznesmenësh shqiptarë që kishin marrë mbështetje financiare nga agjenci amerikane zhvillimi. Pas takimit, Bush doli, jashtë protokollit, në rrugën kryesore të Fushë-Krujës dhe takoi shumë qytetarë entuziastë. Presidenti amerikan George Bush ka mbërritur në Tiranë në vizitën e parë të një presidenti amerikan në Shqipëri.

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Pësoi arrest kardiak në rrugë, humb jetën 45-vjeçari në Tiranë

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën “Gramoz Pashko” tek ish-Studenti. Mësohet se qytetari i pajetë nuk është identifikuar ende ndërsa në trupin e...

Kurti në konferencë me Macron: Kosova do të jetë gjithmonë me aspirata demokratike, të angazhuar për paqe

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Paris, ku është pritur nga presidenti Emmanuel Macron. Gjatë konferencës për mediat...

Macron pret kryeministrin Kurti në Paris: Kosova dhe Serbia të gjejnë kompromisin mes tyre

Presidenti Emmanuel Macron ka pritur këtë të mërkurë në Paris, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Gjatë fjalës së tij presidenti francez shprehu mbështetjen për zhvillimet...

I nxehti afrikan “pushton” Shqipërinë, ministria e Shëndetësisë jep këshillat

I nxehti afrikan ka mbërthyer tashmë të Shqipërinë duke bërë që vlerat maksimale të ditës të kapin temperaturat e 40 gradë. Nisur nga kjo situatë...

Dy artistë shqiptarë pjesë e kastit të Traviatës, me të cilën Opera e Triestet hap sezonin

Pas erës Covid, po fillon era e re. Njerëzimi po përpiqet të kurojë dhimbjet, traumat, i etur të rifillojë jetën! Alfabeti i kuptueshëm për të...