Ka than' i moçmi: 

"Shqipëria është një vend i bekuar me njëmijë bukurira, shkelur nga turma e cila ushqen njëfarë urrejtje ndaj bukurisë".

                                                                                       -Faik Konica

Vrasja politikanit serb, Bushati bën apel për qetësi: Drejtësia të veprojë shpejt

Nga Klodiana 0

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka reaguar përmes një postimi në Twitter lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviç duke e quajtur një goditje të tmerrshme të dialogut dhe stabilitetit në Kosovë.

“Vrasja e Oliver Ivanovic është një goditje e rëndë për dialogun, pajtimin dhe stabilitetin në Kosovë. Të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qetë dhe të lejojnë që drejtësia të veprojë shpejt,” thotë Bushati në postimin e tij në Twitter.

Ivanoviç u vra sot në mëngjes para zyrës së tij në veri të Mitrovicës nga persona ende të panjohur. Ai u ekzekutua me së paku tre plumba teksa po hynte në zyrën e tij në Mitrovicë, ndërsa ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra. Kujtojmë se Ivanoviç është gjykuar për disa krime në veri të Mitrovicës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej