Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kur gënjehet apo sajohet për një klik më shumë. Pse?

Nga Media 0

Kur gënjehet apo sajohet për një klik më shumë. Pse?

Tragjedia e vajzës së vrarë mbrëmë na ka prekur të gjithëve. Vetëm 17 vjeç dhe me shumë dëshirë për të jetuar si të gjitha bashkëmoshataret e saj. Informacioni është një e drejtë, por…

…mos ia vdisni nënën, se e ka gjallë e as të atin mos e bëni me faj duke gënjyer se është larguar. Janë një familje normale e Shqipërisë dhe Mirditës tonë që janë larguar nga Kurbneshi për një jetë më të mirë në Tiranë, ashtu si mijëra familje që nuk shohin një të ardhme aty.

Iliri dhe Drita janë prindërit e vajzës së vrarë dhe janë bashkë. Verifikoni përpara se të shkruani të dashur gazetarë. Mos vrisni dy herë. Respektoni familjen dhe dhimbjen e tyre. Mos ushqeni thashethemin e kureshtarëve epshorë vetëm për pak klikime duke thënë gjëra të pavërteta.

Pushofsh në paqe Griselda e Zoti i dhashtë forcë familjes!

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej