Ka than' i moçmi: 

“Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen në dy anë: Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjitha besimet, dhe ana e zuzarëve”.

                                    -Faik Konica

Vlahutin: Kufiri Shqipëri-Kosovë pa dogana, kur të hyni në BE

Nga Klodiana 0

Shefja e delegacionit të BE, Romana Vlahutin ka deklaruar se kufiri Shqipëri-Kosovë do të jetë pa dogana vetëm kur këto dy vende të jenë anëtare të Bashkimit Europian.

Gjatë inspektimit në pikën e kalimit kufitare të Morinës, Vlahutin tha se në prill do të nisë vlerësimi nga shtetet anëtarë, ndërsa në qershor publikohet raporti.

Në momentet që të dyja shtete do të jenë anëtare të Bashkimit Evropian nuk do të ketë më dogana mes tyre, ashtu si nuk do të ekzistojnë doganat mes këtyre vendeve dhe vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Evropoian. Por është e rëndësishme që ne të lehtësojmë të gjithë trafiikun që do të qarkullojë në këtë pikë të kalimit kufitar. Do të ketë një paketë në muajin prill që do bëhet një vlerësim dhe më pas në qershor të gjitha shtetet do të bëjnë vleresimin e tyre dhe do të marrin një vendim, shpresoj gjithmnonë për më të mirën, por çështja për të cilën jemi këtu sot është tjetër”,  tha Vlahutin.

Projekti  i BE-së për modernizmin e pikës kufitare Morinë – Vërmicë, është në përfundim e sipër ndërsa do të lehtësojë lëvizjen nga të dy krahët dhe pritet të ndikojë pozitivisht në mbështetjen e investimeve të reja.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej