Ka than' i moçmi: 

"Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet"

                                                                                       -Fan Noli

Vjen humbja e parë, Udineze arrin atë që s’e arriti as Napoli, e as Juve

Nga Media 0

Atë që e ka bëri Juventusi dhe Napoli në fushën e tyre, e bën Udineze, e për më tepër jashtë fushe. Friulianët befasuan Interin, duke fituar 3-1 në San Siro ndaj kryesuesve të Serisë A.

 Skuadra e drejtuar nga ish-milanisti Masimo Oddo e dha shpejt sinjalin se në Milano nuk kishte shkuar vetëm për shëtitje. Në minutën e 14-të, Lasagna gjeti rrugën e rrjetës dhe zhbllokoi rezultatin.

Po aq shpejt reagoi edhe Interi i Spaletit, që vetëm dy minuta më vonë barazoi gjithçka me të zakonshmin Icardi.

Pjesa e parë u mbyll 1-1.

Në të dytën pritej një tjetër ritëm nga Interi, por ishte sërish Udineze ajo që gjeti golin, falë një 11-metërshi të realizua nga De Paul në minutën e 61.

Interi shtyn më shumë para, por Perisic dhe Candreva nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Udineze përfitoi nga kjo dhe goditjen përfundimtare e dha me anë të Barak në minutën e 77.

Kjo ishte humbja e parë e Interit për këtë sezon, humbje që gjithsesi vazhdon ta mbajë në krye të Serisë A, të paktën për disa orë, në pritje të ndeshjes së Napolit me Torinon dhe të Juventusit, që luan të dielën ndaj Bolonjas.

http://top-channel.tv/2017/12/16/vjen-humbja-e-pare-udineze-arrin-ate-qe-se-arriti-as-napoli-e-as-juve/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej