Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Vitet tutje, veteranët tëhu….

Nga Media 1

Quiz: Sa vjeç kanë qenë këta veteranë në vitin 1944? Sa vjeç janë tani?

Sa vjeç është ky veteran këtu dhe sa ka qenë në kohën kur mori pushkën e doli malit……në luftën partizane?

Sot është 5 Maji, dita e dëshmorëve dhe salla e kryeministrisë është mbushur plot me veteran të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. I ka ftuar për drekë kryeministri. Ata janë shumë të gëzuar se përballë kanë dy shtyllat e së majtës, edhe kryeminsitrin Rama edhe Presidentin Ilir Meta. Sytë iu shkëlqejnë nga gëzimi se pushteti popullor është në duart e bijve të tyre…

Moshën as që e ndjenë fare, edhe pse kanë luftuar për liri e më pas ndërtuan socializmin me forcat e veta… Nuk japin fare për moshën që kanë. Lufta ka mbaruar tash e 73 vjet. I bie që ata të kenë qënë 15, 13, 10 apo 5 vjeç? Jo për gjë po duken shumë të rinj. Të kenë qënë korrierë të gjithë këta veteranë? Se kishte korrirë 10-vjeçarë në kohë të luftës…

Se po të kishin qënë bie fjala 20 vjeç në luftë, i bie që sot të jenë mbi 93 vjeç, duke marrë gjithnjë vitin e fundit të luftës 1944-n. Ndoshta janë kaq të moçëm, por jo veteranët tanë nuk e tregojnë moshën  se vitet tutje ata tëhu….

Komente (1)

  1. Familjarët e veteranëve?! Apo si pranoni ju te njësteshtatës..

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej