Ka than' i moçmi: 

“Gjysmë mjeku-vdes njerëzia, gjysmë idealisti-nuk bëhet Shqipëria”.

                                     -Fan Noli

Vettingu në politikë/ Drafti mbërrin në Komisionin e Venecias

Nga Klodiana 0

Letra e Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, për marrje mendimi të Komisionit të Venecias mbi draftin e opozitës për vetting në politikë, ka mbërritur para dy ditësh në zyrat e këtij intitucioni.

Të kontaktuar nga News24, përfaqësues të Komisionit bëjnë të qartë se kërkesa e kryeparlamentarit shqiptar do të ndiqet bazuar në praktikat e këtij organi. Ndërkohë që një delegacion do të vizitojë Tiranën për të marrë mendimet e palëve.

“Komisioni i Venecias ka marrë kërkesën ditën e mërkurë. Prandaj procedura ekzakte ende nuk është përcaktuar, por në përputhje me praktikat e përgjithshme, një delegacion nga Komisioni i Venecias do të vizitojë Shqipërinë për të diskutuar draft amendamentet me të gjitha palët e interesuara”

Në letrën e tij, kryeparlamentari Ruçi kërkon opinionin e Komisionit mbi praktikat ndërkombëtare në kontrollin e figurës së të zgjedhurve, ndërsa shtrohet pyetja a është ndërhyrja në të drejtën për mbrojtjen e reputacionit.

/balkanweb/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej