Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Vendos Unioni i Gjyqtarëve: Ligji i Vettingut antikushtetues

Nga Rexhina Biba 0

drejtesi

Asambleja e Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë vendosi se, ligji për Vettingun ka papajtueshmëri me Kushtetuten e Republikës së Shqipërisë dhe për pasojë, do t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e këtij ligji.

Gjithashtu, asambleja  autorizoi Bordin Drejtues që të shqyrtojë edhe ligjin për Statusin e Gjyqtarit dhe Prokurorit pasi, në disa pjesë të tij edhe ky ligj vjen në kundershtim me dispozitat kushtetuese.

Pak ditë, me parë kreu i Unionit Gerd Hoxha dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të qenë palë në procesin ku do të shqyrtohet pakushtetueshmëria e ligjit të Vetingut pas goditjes që iu bë nga Partia Demokratike.

Ndërkohë për të njëjtën gjë pritet të mblidhet në 12 nëntor edhe Unioni i Prokurorëve.

Ndërkohë gjykata kushtetuese ka pezulluar ligjin e Vetingut për të cilin i ka kërkuar një opinion Komisionit të Venecias.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>