Ka than' i moçmi: 

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur."

- Sami Frashëri

Veliaj: Qytetarët në vendimmarrje, standard i bashkisë së Tiranës

Nga Klodiana 0

Qytetarët në vendimarrje, Bashkia e Tiranës nënshkroi memorandumin mes Këshillit të Europës dhe Ambasadës Zvicerane.

Veliaj tha se bashkia e Tiranës e ka bërë standard të sajin marrjen e mendimit të qytetarëve nëpërmjet konsultimeve të hapura dhe të gjithëanshme për projektet e saj, që kanë  një impakt të madh dhe të drejt për drejtë tek qytetarët.
Eksperienca që Bashkia e Tiranës realizoi gjatë diskutimeve për Planin e Përgjithshëm Vendor apo edhe për projektin e sheshit “Skëndërbej” të shërbej edhe si një udhërrëfyes për bashkitë e tjera, për të rritur pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje”, tha Veliaj.

Shpresoj shumë që standardi që vendosëm në Tiranë, e them këtë edhe si Kryetari Shoqatës së Bashkive, të jetë një standard që e aplikojmë edhe në bashkitë e tjera, si dhe një shembull që mund të përsëritet sepse besoj që demokracia duhet trajtuar jo si një sport që ndodh njëherë në katër vjet në kutitë e votimit, por si një aktivitet i përditshëm për të ruajtur shëndetin demokratik të vendit dhe të qyteteve tona”, shprehet Veliaj.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>