Ka than' i moçmi: 

"Populli nuk e pëson duke qenë i ditur."

- Pjetër Bogdani  

Turqi, vriten nga autobomba 17 persona/ Fajësohet PKK-ja

Nga Ejona 0

 

Të paktën 17 persona mes të cilëve 8 ushtarë humbën jetën dhe 27 të tjerë kanë mbetur të plagosur në juglindje të Turqisë, si pasojë e një sulmi me autobombë.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë spital për të marrë trajtimin e nevojshëm shëndetësor. Mjekët janë shprehur se disa prej tyre kanë marrë plagë të rënda, duke mos përjashtuar mundësinë e rritjes së bilancit të viktimave.

Burime zyrtare bëjnë me dije se sasia e lëndës eksplozive ishte e montuar në një makinë dhe u aktivizua nëpërmjet një detonatori.

Dyshohet se sulmi në bazën ushtarake “Durak” në rajonin Semdinli të provincës Hakkari, është vepër e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Militantët e PKK-së e kanë hedhur në erë automjetin me eksploziv gjatë një kontrolli rutinë mëngjesin e së dielës.

Shkak për këtë sulm dyshohen aksionet, që forcat turke të sigurisë kanë ndërmarrë kundër anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, e cila është nxjerrë jashtë ligji në këtë provincë.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>