Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Turqi, arrestohen 39 persona të etnisë Ujgure të dyshuar për sulmin në Stamboll

Nga Ejona 0

Autoritetet turke kanë arrestuar disa persona të etnisë Ujgure, të cilët besohet se kanë lidhje me terroristin që sulmoi një klub nate në qytetin e Stambollit gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve

Gjatë sulmit 39 persona humbën jetën ndërkohë që mbi 50 të tjerë mbetën të plagosur.

Zyrtarët shprehen se ata po merren në pyetje për të zbuluar më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë që tronditi mbarë opinionin botëror në ditën e parë të këtij viti.

Zv/kryeministri i Turqisë, Veisi Kainak, i prononcuar për mediat theksoi se hetuesit janë shumë pranë identifikimit të autorit që dyshohet se është gjithashtu me prejardhje ujgure.

Një komunkatë të ndryshme ka patur ministria e Jashtme turke, sipas së cilës, autori është identifikuar dhe pritet vetëm vënia e tij në pranga.

Ndërkohë, militantët e Shtetit Islamik e kanë marrë përsipër sulmin duke u shprehur se gjithçka është organizuar prej tyre në shenjë kundërpërgjigjeje ndaj përfshirjes së Turqisë në aleancën ndërkombëtare anti-ISIS që udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej