Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

T’ja lëmë Zotit plakën

Nga Media 0

Nga: Enkel Demi

Një letër dashurie u botua pothuaj nga të gjitha mediat online dhe jo vetëm. Letra është shkruar nga e veja e diktatorit, një javë pas vdekjes së tij. Në fakt, mund të jetë shkruar edhe para një jave se të botohej, por kjo nuk ka shumë rëndësi.

Si përherë, kur flasim për kësi njerëzish, letra është e varfër në pikëpamjen gjuhësore, patetike me stilin e trakteve të Luftës së Dytë Botërore, rrëfen një botë të zbrazët shpirtërore dhe si përherë është një përbetim që në vitin 2016, në kohët e sotme, ngjan më shumë se bajat, i mërzitshëm, si fjalë që dalin nga gojë me proteza dhëmbësh. Megjithatë, botohet kudo, thua se po ndjekim një episod të Electric Blue.

Ata që e publikojnë këtë letërkëmbim mes një të gjalli dhe një të vdekuri, nuk ndalen vetëm në një fakt, që Nexhmija, komunistja e orëve të dyta, se ata të orëve të para i vranë, komunikon me shpirtin e atij që i ka vdekur veç trupi. Kuptohet, feja që përfaqëson kjo dishepulle e Komandantit, e ngre Parajsën në zemrat tona, në një vend akoma më mistik se sa fantazia e Dantes. Tek e fundit, edhe komunisti më i thekur ka nevojë që në dekikën e vdekjes të besoj se kjo punë nuk mbaron me kaq, që diçka më e rëndësishme nis, ajo e përtejshmja, e cila me thënë të drejtën mund të arrihet të kuptohet veç nëse e gëzon jetën nëpërmjet besimit. Këtë zonja plakë e ka mohuar gjithë jetën, por në fund, buzë gropës së vorrit, edhe njeriu më i keq në rruzull ka nevojë të kapet tek një shpresë e përtejme, tëpkë si i mbyturi që kapet pas shkumës së dallgëve për të shpëtuar.

Prandaj, kjo letër dashurie është pa kurrfarë vlere, pasi shkruhet nga një njeri që ka vrarë Zotin dhe kërkon ta ngjallë ditën e fundit. Në fakt, ka vrarë në rradhë të parë veten me atë varfëri besimi në kotësi, më pas një popull, një Komb dhe në fund një media që e boton.

Nëse do i bënim plagjaturë prej një poeti ateist të mrekullueshëm shqiptar, Migjenit, duhet me e lënë plakën në vetminë e saj, se shejtni kurrë nuk pati, veç nëse në kaq pak ditë që i kanë mbetur t’i lutemi kryeministrit ta cysë në mësimet e tij shkollore për fenë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej