Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Tetova përshëndet Milan para ndeshjes: Jemi ilirë të lashtë. Një kardiolog për zemrat tuaja të thyera (film)

Nga Media 0

Një ditë para ndeshjes së “play-off”-it në Europa League, tetovarët kanë një përshëndetje interesante për kundërshtarët e tyre të Milanit.

Shkëndija e Tetovës, mes notave të humorit dhe emocioneve të një ndeshjeje kaq të rëndësishme, ka përgatitur një video për miqtë italianë.

Me muzikë popullore në sfond, Shkëndija i kujton Milanit disa nga figurat më të shquara të Tetovës, duke përdorur këtë mundësi që t’u bëjë jehonë edhe më shumë talenteve që ky qytet ka.

“I dashur Milan ne jemi Shkëndija nga Tetova. Qyteti ynë i zbuluar nga ilirët e lashtë daton që 1000 vjet Para Lindjes së Krishtit. Ju keni Dumon në Milano ne kemi Xhaminë e Larme e cila është edhe më e vjetër se Duomo.

Ne pranojmë se tetovaret janë si Monica Bellucci, por italianet çmenden pas aktorit tetovar Blerim Destani.

Italianët bien në dashuri dhe u thyhet lehtë zemra, por ne mund t’u ofrojmë kardiologun me famë ndërkombëtare, Omer Dzemalin.

Italinët mund të kenë makaronat dhe picat më të mira, por ne kemi shefin më të mirë në gjithë botën, Rene Redzepi.

Kapaciteti i stadiumit tuaj është për 80.000 njerëz por qyteti ynë ka 100.000 banorë.

Lojtarët tuaj vlejnë 330 milionë Euro, lojtarët tanë 400 milionë Dinarë.

Ju dërguat vëzhgues pasi ne u kualifikuam, ne ju vëzhgojmë gjithë kohën.

Ju vodhët uniformën tonë në vitin 1994, po s’ka gjë, qëkur Tetova ka kuqezinj më shumë se Roma dhe Torino bashkë.

Milan është skuadra e dytë më me shumë trofe në botë, na vjen keq, por ne jemi të parët ndër shqiptarë.

Ndërsa ju duhet të shkonit në Kinë për të gjetur sponsor,  ne kemi sponsor Ecolog nga Tetova, por që është lider global.

Zemra e tetovarëve dhe të gjithë shqiptarëve do të rrahë kuqezi. Shihemi miq”, thuhet në video.

Dear AC Milan, we are Shkëndija

Dear A.C. Milan, we are KF Shkëndija !ci vediamo #amici

Posted by KF Shkëndija on Tuesday, August 15, 2017

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej