Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Takimi sekret i Ilir Metës me ekstremistin grek Jorgos Surlas

Nga Arben Llalla 1

Kryetari i LSI-së u takua me kryetarin e shoqatës “Dëshmorët e luftës së 1940”, të cilit i premtoi ngritjen e 8 mijë varreve greke në Shqipëri.

Nga Arben Llalla

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka mbajtur të fshehtë një takim të rëndësishëm që ka kryer gjatë vizitës tre ditore në Greqi. Kryetari i Kuvendit është takuar në Athinë edhe me Jorgos Surlas, kryetarin e shoqatës “Dëshmorët e luftës së 1940” dhe përfaqësues të tjerë të kësaj shoqate. Por, kjo ndalesë greke e Metës nuk është publikuar dhe nuk është përcjellë asnjë e dhënë nga stafi i tij, për këtë takim jo pa rëndësi me kreun e një shoqate që larton ende Ligjin e Luftës mes dy vendeve.

meta

Takimi i delegacionit të Ilir Metës me përfaqësuesit e shoqatës ekstremiste greke që pretendon të ndërtojë rreth 8.000 varre boshe të ushtarëve grekë të vrarë gjatë luftës italo-greke, u zhvillua në ambiente të mbyllura dhe larg mediave shqiptare. 27.al ka mësuar se kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta e ka garantuar përfaqësuesin e shoqatës greke se shumë shpejt ai do të ndikojë për marrjen e vendimit për nisjen e ndërtimit të varrezave të ushtarëve grekë në Shqipëri. Në këtë takim mësohet se Meta ka premtuar se më 28 tetor do vendosë lule tek varrezat greke në Bularat.

Kreu i kësaj shoqate, Jorgos Surlas ka qenë deputet i Kuvendit të Greqisë 1981-2007 me partinë e djathtë “Demokracia e Re”. Në vitin 1990-1992  ishte ministër në qeverinë e Konstandin Micotaqit, ndërsa në vitin 2007 ishte  nënkryetar i Kuvendit të Greqisë. Sot është kryetar i shoqatës “Dëshmorët e luftës së 1940”.

Në fotografitë që 27.al publikon sot, duket edhe një detaj i rëndësishëm, në dhomën ku zhvillohet takimi mungon flamuri shqiptar përkrah atij të BE-së dhe Greqisë.

Një tjetër detaj i vizitës së Metës në Greqi është edhe një fjalim i munguar i tij në Kuvendin e Greqisë ashtu siç e do tradita demokratike. Me sa duket, Ilir Meta është pritur nga zyrtarët grekë më shumë si kryetar i LSI-së se sa kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Në cilëndo cilësi që Meta ka zhvilluar vizitën në Greqi, do të ishte e udhës të japë sqarime rreth takimit sekret, çfarë i kërkuan dhe çfarë iu premtoi ekstremistëve grekë që vazhdojnë të mbajnë në fuqi Ligjin e Luftës mes dy vendeve.

Komente (1)

  1. Ja po e them une pse mungojne informacione rreth takimeve dhe bisedave te grupit te LSI dhe Arta Dades (ne nuk e kam degjuar keq emerin e deputetes se PS),nje pjese e mire e tyre kane shkuar ne greqi per te gjetur nji mundesi per shdukjen e gjurmeve te pasurive te tyre te krijuara nuk dihet se si. Dhe si dihet nga shume Qiperiotet Greke me bankat e tyre xhirojne shuma te medha.A e kini vene re sa eshte rritur investimi Grek ne Shqiperi,bashkoni te gjitha pjeset e do ta kuptoni,por per ta bere kete nuk duhet te jesh gazetare i kapur nga politika gje te cilen ne si Shqipetare nuk e kemi.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej