Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Skënderbeu nuk gjen golin, Agostineli “mbetet” në klasën e tretë

Nga 27-shi 0

Ndeshja e futbollit Skenderbeu-Luftetari,1-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, luajtur ne stadiumin Skenderbeu, ne qytetin e Korces.	/r/n/r/nFootball match Skenderbeu-Luftetari,1-0, valid for the National Championship , played at the Skenderbeu stadium in the city of Korca.

Skënderbeu nuk arrin të fitojë në Gjirokastër dhe bashkohet sërish me Kukësin në krye të tabelës së klasifikimit. Ndërkohë që korçarët nuk arrijnë as të shënojnë, gjë që e kanë pasur të vështirë edhe me Salihin në fushë, që kur drejtimin e skuadrës e mori Agostineli. Pra gjithçka përfundon në 0-0, ndërsa për trajnerin Italian fillon sërish numërimi mbrapsht, i orëve të qëndrimit në krye të pankinës së kampionëve, meqenëse këtë ndeshje e kishte edhe testin e tretë dhe të fundit, të vendosur nga presidenti Takaj. Një ndeshje pa ritën edhe në këtë transfertë, madje në pjesën e parë, nëse mund të flitet për ndonjë rast të rezikshëm diku, ato janë regjistruar në zonën e Shehit, ku protagonist janë Rexhinaldo dhe Devi Bregu.

Në pjesën e dytë, korçarët që luajtën pa disa futbollistë të rëndësishëm, si Osmani, Radas, Nimaga dhe sigurisht Salihi, i morën frenat e ndeshjes në dorë, por nuk bën shumë për ta fituar ndeshjen. Ndërkohë që duhet thënë. se kampionëve i ka munguar një 11 metërsh në të 61’, kur Latifi u ndërpre në mënyrë të parregullt nga Bojom, ndërsa arbitri Cjapi i tregon kartonin e verdhë për simulim, pikërisht futbollistit të Kombëtares tonë. Ndërsa në Kukës, skuadra e Gjokës është më konkrete, duke dominuar, por edhe fituar pastër 2-0 ndaj Laçit, me gola të shënuar nga Matia Gvornekoviç në të 26’ dhe më pas ka dyfishuar avantazhin në të 65’, pas një ekzekutimi perfekt të Izair Eminit.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>