Ka than' i moçmi: 

"Dy bija të përmallshme, gurë të paçmuar, si hyj po ndritni ju, Kosovë e Çamëri."

- Asdreni

Skandali me zbulimet arkeologjike në Durrës, të hënën seancë dëgjimore për Dakon dhe Kumbaron

Nga Skenderi 0

Disa ditë pas skandalit që ndodhi në qytetin e Durrësit në lidhje me betonizimin e disa zbulimeve arkeologjike që dolën në pah gjatë punimeve për Velierën, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako do të jenë të  hënën në një seancë dëgjimore  në Kuvend.

Seanca dëgjimore do të bëhet në lidhje me zbatimin e legjislacionit për trashëgimin kulturore në qytetin e Durrësit, gjatë ndërtimit të një vepre të re urbane.

Kjo erdhi pas kërkesën së opozitës dhe reagimeve të shumta të qytetarëve, intelektualëve, gazetarëve dhe shumë mediave që denoncuan me foto e video skandalin që po ndodhte në Durrës me betonizimin e disa mureve antike.

Në Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në seancë dëgjimore përveç Ministren së Kulturës dhe kryebashkiakut të  Durrësit, do të jenë dhe  Unionin e Ekspertëve Mjedisorë të Shqipërisë, Përfaqësues të Institutit të Arkeologjisë dhe Aleancën e Mbrojtjes së Vlerave Kombëtare.

Seanca dëgjimore për Ministren Kumbaro dhe Kryebashkiakun e Durrësit Dako do të fillojë rreth orës 11:00.0

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej