Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Shtator 1990/ Dëshmia e Hekuran Isait për zhdukjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit

Nga Media 0

Biseda me Ramiz Alinë dhe detaje interesante të projektit të komunistëve për të mbajtur pushtetin pas rrëzimit të diktaturës, dokumentet zyrtare nga arkiva e shtetit

ramiz-alia me grushtNë vjeshtën e vitit 1990, udhëheqësi komunist, Ramiz Alia, kishte kuptuar se nuk mund të vazhdonte të mbantë në këmbë sistemin komunist. Në të vërtetë sistemi kishte rënë pasi Shqipëria ishte në një situatë tej e të rënduar ekonomike e bllokuar nga embargo totale.  Në këtë situatë, udhëheqësi komunist kishte hartuar strategjinë e ndryshimeve të detyruara, me qëllim që të mbante pushtetin në duart e komunistëve.

Zhdukja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit ishte padyshim hapi i parë dhe i mirëmenduar nga udhëheqja komunistë ne prag të ndryshimeve demokratike të dhjetorit 90.  Kjo lëvizje ishte thelbi i strategjisë së udhëheqësit komunist Ramiz Alia për të promovuar si elitë të re politike individë që vetë i kishte zgjedhur.  Me sa duket shumë prej tyre kishin qënë të implikuar në historinë famëkeqe të Sigurimit të Shtetit dhe kjo do ti shkaktonte telashe në të ardhemn. Për këtë kishte menduar vetë udhëheqësi kur kishte urdhëruar zhdukjene dosjeve të sigurimit të shtetit në vjeshtëne e vtit 1990, pak muaj para se të niste lëvizja për rrëzimin e sistemit komunist.  Asnjë lëvizje nuk ishte e rastësishme. Të gjitha ishin të mirëstudjuara nga udhëheqësi Ramiz Alia, deri në detaje. Biseda e udhëheqësit të PPSH-së Ramiz Alia me ministrin e Brendshëm të kohës, Hekuran Isai, hedh dritë mbi ngjarjet që ndodhën pak muaj para dhjetorit ’90, koha kur lëvizja studentore do të finalizonte rrëzimin e sistemit komunist.  mitingu-pas-2-korrikut

Në këtë bisedë spikat qëndrimi i atyre që quheshin konservatorët e PPSH-së kundër zhvillimit të mbledhjeve të hapura të organizatave të partisë, me qëllim demokratizimine  mëtejshëm të PPSH-së, siç e quante ramiz Alia.  Por më pikante është ajo e zhdukjes së dosjeve të sigurimit të shtetit. Zhdukja e tyre ishte padyshim një ndër veprimet më të rëndësishme që duhet të kryeheshin dhe kështu ndodhi. Biseda e marrë nga Arkiva e Shtetit hedh dritë mbi planet e udhëheqjes komuniste për të zhdukur gjurmët e krimit. Ndaj dhe sot duket kaq e vështirë hapja e dosjeve të komunizimit.  Kjo për shkak se në vjeshtën e vitit 1990, shumica e dosjeve të Sigurimit të Shtetit janë zhdukur dhe shumë prej ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit mund të jenë sot në nivelet më të larta të politikës, tashmë të qetë se kurrë nuk do të mësohet veprimtaria e tyre në këë organizatë famëkeqe të Sigurimit të Shtetit.

Ja si shprehet Hekuran Isai në takimin  me Ramiz Alinë më 22 shtator 1990.  “Në atë kohë kishte ndër ta që mendonin se më mirë të mos kishte Ministri të Brendshme se sa ta kishim në atë gjendje që u krijua, duke i asgjësuar të gjitha dosjet, duket sikur ajo qe hequr mënjanë. Ishte kuptuar keq demokratizimi”, thotë Hekuran Isai në bisedë më ramioz Alinë, në shtator të vitit 1990.

Më poshte publikohet pjesë nga biseda e Ramiz Alisë me Hekuran Isain.

ORGANET SHTETËRORE NË FUSHËN E TYRE T’I PLOTËSOJNË ME AKTE LIGJORE VENDIMET E PARTISË

ramizi-1991          Bisedë e shokut Ramiz Alia me shokun Hekuran Isai, më 22 shtator 1990

SHOKU RAMIZ ALIA: Për këtë kategori ( për konservatorët) zhvillimi i mbledhjeve të hapëta është gjë e gabuar, sepse kjo u mori privilegjet.

SHOKU HEKURAN ISAI: Këta kanë të drejtë se më parë organizatat e partisë pyeteshin për çështjen e kuadrit, të kurseve, deri për televizorët që ndaheshin në ndërmarrje. Organizata duhet të merret me mobilizimin, me realizimin e detyrave, me edukimin patriotik e shumë punë të tjera, por në fakt ka ndjekur më shumë çështjet konkrete. Ishte një periudhë që 10 cilësitë e komunistit konsideroheshin si një manual për Partinë. Kjo qe e mirë për në atë kohë dhe nuk është e keqe as për sot, por koha e tanishme, meqenëse ka lindur ky shqetësim, kërkon nga sektori përkatës i aparatit të Komitetit Qendror të nxirren cilat janë detyrat e Partisë në situatën aktuale. Detyra e Partisë duhet të përcaktohet qartë. Ajo nuk duhet të merret me ndarjen e televizorëve, por me mbrojtjen e vijës së Partisë, që po sulmohet nga ky dhe nga ky, po sulmohet në fshat një herë se një herë se ma le kooperativën në Mirditë me 90 hektarë tokë! Organizata e Partisë të mbrojë socializmin, të mbrojë lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Ka opinion të çoroditur, konservator, si dhe një opinion mohues i rolit të organizatës nga liberalët. Këta thonë: “ç’na duhet organizata?”. Periudha aktuale, siç thoni ju, shoku Ramiz, ka veçorinë e vet. Në qoftë se ka specifikën në të gjitha këto piketa, mbi këto  piketa duhet sqaruar ku duhet të qëndrojë organizata-bazë e Partisë, jo Partia në përgjithësi, por Partia, pushteti e të tjerë në bazë. Hekuran_Isai

SHOKU RAMIZ ALIA: Këto gjëra, Hekuran, duhet t’i shikoni edhe juve.

SHOKU HEKURAN ISAI: Unë i kuptova të gjitha idetë që shtruar në takimin me kuadrot e Ministrisë së Brendshme. Ç’është e vërteta kuadrot tanë kishin një çoroditje të plotë, por porositë tuaja, që përbëjnë një ndihmë kolosale për ne, i sqaruan. Në atë kohë kishte ndër ta që mendonin se më mirë të mos kishte Ministri të Brendshme se sa ta kishim në atë gjendje që u krijua, duke i asgjësuar të gjitha dosjet, duket sikur ajo qe hequr mënjanë. Ishte kuptuar keq demokratizimi.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po tani si është gjendja?

SHOKU HEKURAN ISAI: Aktualisht gjendja ka ndryshuar. Janë përgatitur rregulloret dhe udhëzimet e reja lidhur me detyrat që kanë organet tona për ndjekjen e krimit të agjitacionit dhe të propagandës, për kalimin e kufirit, mbi kontingjentet etj. Të gjitha këto i diskutuam, duke marrë mendimin e bazës. Pasi i përpunuam rregulloret i dërguam përsëri në bazë. Tani presim mendimet e bazës që të fillojmë punën për miratimin e rregulloreve.

SHOKU RAMIZ ALIA:  Shumë mirë.

E arkivuar më 9 tetor 1990

 

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej