Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Shqiptari vritet në Korfuz për shkak të etnisë. Autori, ekstremist i Agimit të Artë

Nga 27.al 0

Të dielën e 25 nëntorit, në fshatin Lefkimi të Korfuzit, 63-vjecari shqiptar Petrit Zifle u vra me armë zjarri nga një anëtar i “Agimit të Artë”. I akuzuari, i cili e pranoi fajin, ka qenë përfaqësues i këtij grupimi në zgjedhjet e fundit që u mbajtën në Lefkimi. Sipas gazetës vendore, shkaku i sherrit ka qenë urrejtja e treguar nga vrasësi për “të huajt” dhe reagimi i Petritit, të cilit më vonë iu zu pritë dhe u ekzekutua.
Këtë gjë e konfirmon edhe portali “ToPonitiki.gr“, i cili thotë se autori ka qënë pjesë e neonazistëve të “Agimit të Artë”.
Nga një këndvështrim, ngjarja duket se ka lidhje indirekte me ekzekutimin e ekstremistit grek Kostantinos Kaçifa, që shtiu me armë mbi policinë shqiptare, në fshatin Bularat të Gjirokastrës, më 28 tetor.
Në dy javët e fundit, në Greqi janë vrarë tragjikisht, 6 shtetas shqiptarë. E ndërsa ky bilanc tragjik rritet, qeveria shqiptare nuk ka reaguar në asnjë rast, qoftë edhe një spjegim nga policia greke. Ambasada shqiptare në Greqi, gjithashtu nuk ka marrë asnjë informacion mbi shqiptarët e vrarë.
Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej