Ka than' i moçmi: 

"Ja sot në Shqipni nuk të pvetë kush shka je, por si dukesh, as nuk don ta dijë kush sa pare të ban gjaku, por sa pare ke në bankë"

- Anton Harapi

Shqiptarët, më të ekspozuarit në Europë ndaj rreziqeve fizike në punë

Nga Skenderi 0

Punonjësit shqiptarë kanë shprehur ankesat më të mëdha për problemet që u vinë nga qëndrimi i keq në punë, në një anketim për kushtet e punës të kryer nga Komisioni Europian me vendet e BE-së dhe ato kandidate për vitin 2015.

Indeksi i rreziqeve të lidhura me qëndrimin (ergonomik) mat ekspozimin ndaj dridhjeve, pozicioneve të lodhshme, mbajtjes së peshave dhe lëvizjeve të përsëritura. Këto janë rreziqet më dominuese në Europë dhe përfshijnë risqe që mund të luajnë një rol në ankesat në vendin e punës dhe sëmundjet e lidhura me muskujt e kockat. Shqipëria e ka këtë indeks mbi 30 (nga 0 në 100, ku sa më i lartë aq më negativ), ndërsa më mirë paraqiten Irlanda dhe Republika Çeke, që e kanë këtë tregues nën 20.

Edhe rreziqet ambientale (vibrimet, zhurma, temperaturat e ulëta e të larta dhe kushtet speficike në industri, ndërtim e bujqësi), Shqipëria i ka ndër më të lartat, pas Turqisë dhe Maqedonisë, ndërsa është në mesataren e BE-së për rreziqet biologjike dhe kimike (vendi nuk e ka të zhvilluar industrinë, por është i mbështetur kryesisht te shërbimet).

Komisioni ka matur edhe indeksin e mjedisit fizik, që ka 13 tregues që lidhen me problemet fizike, si psh vibrimet nga makineritë, zhurmat, temperaturat e larta, tymi, kontaktet e lëkurës me materiale kimike, apo produkte që mund të jenë infektuese, pirja e duhanit nga të tjetër, lodhje ose pozicione të dhimbshme.

Edhe në këtë indeks, Shqipëria renditet e dyta më negativja në Europë (indeksi është 76, i matur nga 0 në 100, ku sa më i lartë aq më mirë), pas Turqisë.

Në Europë, shtetet që e kanë më mirë indeksin e mjedisit fizik janë Republika Çeke, Italia e Holanda.

Nga shtetet e rajonit Maqedonia ka një pozicionim të ngjashëm me Shqipërinë, ndërsa më mirë për kushtet e punës paraqitet Serbia.

Sipas gjetjeve të raportit për të gjitha vendet e marra në shqyrtim, në përgjithësi, ndërtimi tregon ekspozimin më të lartë të raportuar nga të gjitha llojet e rrezikut, ndërkohë që shërbimet financiare e kanë më të ulët.

Ekspozimi i lartë ndaj rreziqeve të lidhura me qëndrimin është raportuar në sektorët e ndërtimit, bujqësisë, industrisë, transportit dhe shëndetësore. Rreziqet e ambientit, veçanërisht në lidhje me temperaturat, janë të lidhura me të punuarit jashtë, dhe kjo është gjendja e shumë punëtorëve në ndërtim dhe bujqësi. Në bujqësi, 54% e punëtorëve janë të ekspozuar ndaj temperaturave shumë të ulëta dhe temperaturave shumë të larta; shifrat e krahasueshme për ndërtimin janë 52% dhe 48%, respektivisht. Sektorët me një nivel të lartë të rrezikut biologjik dhe kimik janë ato të industrisë, shëndetësisë dhe bujqësisë. Në sektorin e shëndetësisë, rreziku kryesor është kontakti i drejtpërdrejtë me materiale infektive (50% e punëtorëve), ndërsa në industrinë thithja e tymiit, pluhurit dhe trajtimin apo kontakti me produkte kimike janë rreziqet më të përhapura, 31% dhe 24% respektivisht.

/monitor.al/

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej