Ka than' i moçmi: 

"Më lehtë është me mbledhë një thes pleshta, se ti bashkosh dy shqiptarë."

- At Gjergj Fishta

Shqiponjat e Vogla hedhin valle në Kanada, me rastin e Ditës së Pavarësisë (video)

Nga Skenderi 0

Një grup vajzash në Kanada të quajtura Shqiponjat e Vogla kanë kërcyer me rastin e ditës së Pavarësisë së Shqipërisë përpara një publiku kanadez gjatë një ndeshjeje basketbolli.

Shqiponjat e vogla nën koreografinë e Ramazan Kellezi kanë kërcyer nën tingujt e muzikës shqip dhe të veshura me rroba tradicionale shqiptare.

Organizatori i kësaj ngarjeje Bujar Zejnullahu e ka realizuar për të tretin vit radhazi këtë evenimet ku në pushim të një ndeshjeje të NBA-s, mes Toronto Raptors dhe Filadelfia,  kërcyen shqiponjat e vogla.

Në sallë  kishte qindra shqiptarë, por dhe qindra të huaj që festuan dhe shijuan sëbashku atë kërcim nga vajzat shqiptare.

Për më tëpër ndiqni videon ku shfaqen valltaret duke kërcyer me rastin e 104 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Kjo është ndoshta mënyra më origjinale në botë e festimit të Pavarësisë së Shqipërisë: Shqiponjat e Vogla me koreografi nga Ramazan Kellezi përpara një publiku kanadez gjatë një ndeshjeje basketbolli. Organizatori Bujar Zejnullahu sjell për të tretin vit radhazi në pushim të një ndeshjeje të NBA-s, Albanian Heritage Night në ACC, Toronto, ku u ndeshën Toronto Raptors dhe Filadelfia pikërisht më 28 nëntor 2016, plot 104 vjet pas shpalljes së Pavarësisë. Faleminderit në se e përhapni.

Posted by PASQYRA SHQIPTARE TV on Monday, November 28, 2016

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej