Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Shqipëria e Bllokit

Nga Media 1

Nga Ilir Babaramo

Një stuhi e paparë përfshiu opinionin publik pas daljes së audioregjistrimit që ju bë një administratoreje të një kompanie call center. Moralistët e përjetshëm u turrën ta kryqëzojnë. Po shkelen të drejtat e njeriut… ky është kapitalizmi i egër shqiptar që duhet ta refuzojmë… Mungonte vetem citimi i Marksit, se në kapitalizëm njeriu për njeriun është ujk.
U bëra kureshtar për ta dëgjuar atë audio. Kërkova në internet dhe e gjeta menjëherë. Dëgjova një njeri të dëshpëruar që thuajse kishte humbur kontrollin. Gjithesesi, thelbi ishte i qartë; Ajo “shtriga” kishte si ultimatum që çdo operatore e call center te mos mbyllte telefonin dhe të kryente deri tre telefonata për çdo ditë pune.

Vura duart në koke. Të marrësh rrogën vetëm se duhet të bësh maksimumi tre telefonata, mu duk e ububushme. As më shkoi ndër mend se bashkë me gjithë brezin tim kemi punuar deri në 15-16 orë në ditë në kushtet më të paimagjinueshme.

“Ku po shkojmë?”, e kapa vetem duke menduar me zë të lartë.
Poshtë ballkonit tim kam një call center. I shikoj ato goca , shumë prej tyre me truk super të ekzagjeruar që zbresin nga makinat e ca kokërruarve një metër larg nga hyrja e punës në orën dhjetë të paradites. Me trukun dhe veshjen e tyre kuptoj që kanë gabuar vend. Nuk kanë ardhur për punë, por po shkojnë nga Blloki. Nëse natën është ndonjë laçian që u bën eskortën, në hyrje të punës i pret ndonjë përgjegjës turni nga Kalabria apo Pulja që jargavitet nga gjysma e shalëve jashtë. Imagjinoni se çfarë produktiviteti!
Modeli i Shqipërisë së Bllokit, dolce vita në vendin më pa brekë në bythë, është e keqja jonë më e madhe. Ata që e konceptojnë jetën se është si në televizionet e Berluskonit duhet ta dinë se fqinji ynë përtej Adriatikut u bë ekonomia e gjashtë e botës duke punuar fort, shpesh herë dhe kafshërisht. Se që të shkosh ne Montekarlo me pushime ose duhet të shesësh punën ose diçka tjetër.
Dhe një herë po e përsëris: Më duket absurde që për të marrë ditën e punës në një call center duhet të mos mbyllësh telefonin dhe të bësh maksimumi tre telefonata për tetë orë. What the fuck!

Komente (1)

  1. 3 kontrata* bej llogaritjen tashi. dhe nuk do te te duket aq absurde. te pakten jo aq absurd sa ky shkrimi yt.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej