Ka than' i moçmi: 

Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi”.

                          -Sami Frashëri

Shoqëri e zhytur në poshtërim njerëzor

Nga Media 0

Nga Aleksandër Çipa

Sekuenca filmike e qarkulluar në rrjetet sociale e më pas në web-et dhe versionet e tjera online, në të cilën poshtërohet një i ri shqiptar, është një pasazh tronditës. Protagonist i dhunimit poshtërues është një i ri, për të cilin pohohet se është gjimnazist. Ai detyrohet nga shokët apo bashkëmoshatarët e tij në zonën e Mulletit, të qëndrojë si “viktima para ekzekutorëve”, duke heshtur dhe pranuar çdo verdikt të dhunuesve të tij. Deri edhe urinimin në kokë(!). As më pak e as më shumë, ajo sekuencë të linte shijen që na lënë pamjet e isis-istëve kur ekzekutojnë persona në qytetet-gërmadha të Sirisë, natyrisht me pretendime dhe justifikime krejt të tjera, por që në thelb mbartin sadizmin dhe shfarrosjen njerëzore si në kryqëzatat e periudhave mesjetare.

Shumëkush që e sheh videon me gjimnazistin në Mullet, (Nëse vërtet mund të ketë ngjarë atje!), tronditet jo vetëm prej ekstremizmit dhe sadizmit mbi të riun, jo vetëm prej dhunës poshtëruese verbale, por prej asaj ç’ka shpaloset në aq sekuencë të paktë nga ata që janë protagonistë të pashquar prej fytyre, në videon në fjalë. Ajo që është filmuar është e rëndë dhe e pazakontë për sytë dhe sidomos opinionin prindëror të vendit. Në atë sekuencë audiovizive, nuk kemi diçka prej loje, apo kapricioje të rinjsh, por një skenë makabre e cila mjafton për të shquar, se sa të tilla mund të gjenden ndër ne dhe mes realitetit të shoqërisë sonë të frustruar.

Publikimi online i kësaj sekuence pason një numër skandalesh dhe videosh me brendi tronditëse, të qarkulluara vrullshëm në onlin-et shqiptare. Vërshime videosh me dhunë, me porno, me fyerje dhe dhunime sadiste, me vjedhje dhe skena të cilat nuk ka kod etike që mund t’i klasifikojë.

Në këtë vend është goditur pariparueshëm pista e drejtë-edukimit dhe e njeri-dashjes në përgjithësi. Kjo e fundit, pra njeri-dashja, nuk është pistë, por brendia e shuar apo e munguar e ndërgjegjes sonë kolektive dhe familjare. Ajo është shembur në atë farë mase, brenda shoqërisë sonë, sa vështirë se mund të ndalet, e aq më tepër të ngrihet, si një forcë masive shpirtërore.

Por le të mbetemi tek sekuenca audiovizive e publikuar vrullshëm nga ëeb-et dhe versionet online në ditën e djeshme dhe orët e ditës së sotme. Diçka e tillë në vendet e BE-së apo në SHBA, meqenëse preferojmë informalisht të ndjekim dhe arrijmë këtë referencë, do të kishte alarmuar një rrjet institucionesh dhe grupimesh të të drejtave të Njeriut.

Do ishin organet e Prokurorisë që do të kuishin çelur pa kallëzim e pa denoncim formal, hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës. Madje, në kohë do të kishin njoftuar opinionin publik për rrethanat e ndodhisë e cila do të kishte pamëdyshje, shumë e shumë më tepër impakt në opinionin publik të këtyre vendeve. Në Shqipëri, natyrisht tronditja e qytetarëve dhe sidomos e familjarëve dhe të njohurve të të riut “viktimë”, do të mbesin anonime dhe në mëshirë të fatit. Ndoshta, është fituar fatkeqësisht një rast për të shtuar apo pasuruar antologjinë e vetëgjyqësisë dhe të hakmarrjes poshtëruese e cila sipas traditës obskurante, mund të ideojë një poshtërim apo hakmarrje më tronditëse dhe më tmerruese se ajo që kemi mundësinë të përjetojmë nga sekuenca në videon në fjalë. Reagimi në kohë dhe zbardhja e rrethanave nga organet e hetimit dhe policisë gjyqësore apo kriminale, mund të shmangë diçka të tillë!

Në pritje të reagimeve dhe zbardhjes së të vërtetës që plotësohet pamëdyshje më shumë para dhe pas asaj viedoje, nevoitet të riformatojmë përmes një organizimi të ri, debatin dhe diskutimet publike.

Në shoqëritë e strukturuara në kësi rastesh, vendoset akordi për një axhendë të përbashkët mes mediave, shkollave, institucioneve të Republikës dhe rrjeteve të mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut. Tek ne, as që mund të pritet diçka e tillë. Përkundrazi, kësi rastesh nxjerrin zbuluar miliona euro të shpenzuara nga fondacione dhe institucione të BE-së për grabitqarët e rrjeteve që duket se më shumë shtojnë gjurmë të kaosit dhe anarkisë në këtë vend se sa të mund të krijojnë modelet e një kontrasti brenda shoqërisë. Këto grupe dhe OJQ nëse kanë pak ndjeshmëri në kësi rastesh, le të bëhen nxitëse dhe këmbëngulëse pranë organeve të hetimit dhe policisë për zbulimin e këtij krimi që mbërriti si provë tek ne, përmes kontributit virtual dhe që për shkak të paaftësisë së institucioneve apo ekspertëve të krimit kompjuterik, mund të mbetet i pazbuluar në kohën e ardhme.

A është kjo sekuencë audiovizive një “kampion” nga dhuna e përditshme në të cilën është e zhytur shoqëria dhe individët e sotëm të saj në vendin tonë? Pa asnjë mëdyshje po! Në këtë vend, jetohet shumëkund në mënyrë poshtëruese dhe po shumëkush bashkëjeton dhe fqinjëron me poshtërruesit. Kjo është një shoqëri e zhytur në poshtërim njerëzor.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej