Ka than' i moçmi: 

"Ka bar për çdo të sëmurë, po për njerëz të këqinj s'ka kurë."

- Çajupi

Shkelje financiare në Ambasadën shqiptare në Turqi

Nga Loneta 0

Abuzimet me donacionet, abuzimet me tenderat dhe blerje pa fatura tatimore janë disa prej shkeljeve ligjore të konstatuara nga një auditim i kryer nga Ministria e Financave në Ambasadën tonë në Turqi vitin e shkuar.

Sipas raportit të Ministrisë, Ambasada Shqiptare në Ankara nuk ka menaxhuar me përgjegjshmëri fondet nga sponsorizimet e donatorëve të ndryshëm për festën kombëtare dhe për Qendrën e Kulturës Shqiptare në Ankara për këto tre vite.

Gjithashtu, nuk janë zbatuar procedurat ligjore dhe nënligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik për blerjet për mallra, shërbime apo punë të ndryshme. Pagesat janë kryer kryesisht me arkë dhe pjesërisht me bankë, ndërkohë që në mandat pagesat e arkës nuk ka nënshkruar personi që ka tërhequr paratë.

Auditi i Ministrisë së Financave thekson se janë përdorur fondet e sponsorizimeve për nevoja të Ambasadës, jashtë destinacionit të sponsorizimeve dhe pa miratim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej