Ka than' i moçmi: 

Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për çdo cep të Shqipërisë."

                                                                                                 - Mit'hat Frashëri

Sherr mes Braçes dhe Shehajt tek Komisioni i Ekonomisë, ndërhyn Garda (film)

Nga Media 0

Ka degjeneruar në sherr debati mes deputetëve në Komisionin e Ekonomisë. Kanë qenë dy deputetët Agron Shehaj i PD dhe ai i PS, Erjon Braçe, që kanë debatuar ashpër mes tyre, duke bërë që të ndërhyjë Garda për të qetuar situatën.

Deputeti demokrat i është afruar kreut të komisionit, Braçes, i tensionuar, por ka qenë një gardist që ka ndërhyrë menjëherë, duke kapur për krahësh Shehajn për ta larguar. Menjëherë pas kësaj situate, deputeti Shehaj është larguar nga salla e Kryesisë, ku po mbahet mbledhja e komisionit.

Mësohet se ka qenë duke u diskutuar për organet e vetting-ut, ku e pranishme ka qenë dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Aty ka ndërhyrë deputeti i PD, i cili ka thënë se këto organe nuk do të jenë të pavarura, dhe pas kësaj deklarate situata është tensionuar, duke degjeneruar në një përplasje mes dy deputetëve.

http://shqiptarja.com/home/1/sherr-mes-bra-es-dhe-shehajt-tek—39-ekonomia–39–nd-rhyn-garda-454694.html?pos_1

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej