Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Sfida e Ramës për zgjedhjet, Zhupa: Qesharake, ky thotë më ler të vjedh dhe nëse ja dal…

Nga Media 0

Sfidën e kryeministrit Rama për të shkuar në zgjedhje të parakohshme nëse opozita fiton një bashki më shumë, kjo e fundit e sheh qesharake.

Zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa,  e ftuar në RTV Ora thotë se opozita është e prerë, zgjedhje me Edi Ramën nuk mund të ketë, qoftë edhe ato lokale.

Zhupa: Deklarata ishte terësisht qesharake. Më lër mua ti vjedh zgjedhjet dhe nëse ja dal që ti vjedh aq shumë sa jam mësuar ti vjedh atëherë ti ke shansin për të bërë zgjedhje të parakohshme. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje dhe nuk ka sesi zgjedhjet lokale të bëjnë përjashtim nga zgjedhjet e përgjithshme sepse janë zgjedhje të diktuara nga paratë e drogës, nga paratë e krimit por dhe nga të gjithë bandat që kanë në funksion.

Duke analizuar Kongresin e PS-së në terësi, Zhupa tha se gjithça ishte fasadë.

Zhupa: Kongresi i PS-së në përgjithësi ishte ashtu siç pritej, nëj Kongres fasadë. Shumicën e kohës kishte retorikë. E bashkuan bashkë aktivitetin e shpalljes së kandidaturës të Erion Veliaj që të shfrytëzonin njerëzit e ardhur nga rrethet për të mbushur dhe sheshin ” Nënë Tereza” të Erion Veliaj që për çudinë time duke pasur parasysh që Bashkia e Tiranës ka 6 mijë punonjës dhe kishte detyrim që secili të sillte nga 5 veta mendoja se do të ishin shumë më të shumtë në numër. Por mesa duket jo vetëm qytetarët e Tiranës por edhe punonjësit e tij e kishin braktisur në këtë gjë që nuk kalonte më shumë se karriget e sheshit “Nënë Tereza” dhe nuk shkonte dot përtej.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej