Ka than' i moçmi: 

"Është virtyt që njeriu të shohë dhe të njohë të metat e tij."

- Mit'hat Frashëri

Rikontruksioni i konviktit të Shkollës Ekonomike/ Veliaj: Kredi të buta për të pastrehët

Nga Ejona 0

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj së bashku me drejtoreshën e konvikteve, Valbona Ibrahimi, dhe administratorin i Njësisë Administrative Nr. 2, Elez Gjoza kanë inspektuar nga afër ambientet e reja të godinës së konviktit të Shkollës Ekonomike.

Veliaj shpjegoi se konvikti është ne dispozicion të nxënësve që studiojnë në Tiranë, tërësisht i rikonstruktuar dhe me kushte të mira.

Kryetari i Bashkisë u shpreh se duke filluar nga viti tjetër Bashkia e Tiranës do të vazhdojë ndihmën edhe për njerëzit e pastrehë që ishin strehuar në këto konvikte duke çliruar kredi të buta.

Veliaj:Bashkia e Tiranës do të vazhdojë me skemat e veta të banesave sociale, të bonusit të qirasë, të qendrës së emergjencave për strehim dhe duke filluar nga viti tjetër, edhe të kredive të buta, të cilat pavarësisht se mund të jenë bllokuar në nivel qendror, Bashkia e Tiranës me financat e veta do të çlirojë kredi të buta, që kushdo që ka realisht nevojë për strehim, ta ketë këtë mundësi, por jo në kurrizin e të lënit pa strehë një nxënës të konvikteve.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej