Ka than' i moçmi: 

"Çlirim i një populli nuk do të thotë liri e tij duke skllavëruar një tjetër."

Faik Konica

Raporti sekret për drogën/ Tahiri: Spekulim mediatiko-politik

Nga Skenderi 0

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, i ka cilësuar spekulime madiatiko-politike, raportin sekret për drogën të publikuar një ditë më parë në media.

Lajmi është publikuar nga gazeta “Shekulli”, në të cilin  flitej për ekzistencën e një raporti sekret italo-gjerman që tregon sesi kultivohet masivisht kanabisi në Shqipëri me ndihmën e forcave të policisë dhe zyrtarë të lartë të saj.

Tahiri:

Policia ka reaguar zyrtarisht, bëhet fjalë për një përpjekje goxha intensive për të përbaltur punën e policisë së shtetit dhe tashmë përveç SHQUP -it, hyjnë dhe segmente të caktuara të medias që kanë edhe guximin të fabrikojnë medemek raporte edhe nga SHISH, herë nga partnerët që nuk ekzistojnë gjëkundi dhe synojnë përbaljen e punonjësve të policisë.Nuk do të doja që këtë ditë të veçantë ta shpenzoja me pallavra që është mësuar ky cikël llumi në politikë dhe disa segmente të medias ndaj të gjithë atyre që nuk përputhen me interesat e tyre politike, personale dhe shpesh herë kriminale.

 

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej