Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Rama: Vlerësim për Konin e Kulen

Nga Media 1

Kryeministri: Nuk u tërhoqën nga gara pavarësisht presionit kriminal, dhanë një mesazh kuptimplotë me vendosmërinë e tyre  

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vlerësuar rektorin Mynir Koni dhe ish-rektorin Dhori Kule, të cilët nuk u tërhoqën nga gara pavarësisht presionit kriminal, sic e quajti Rama. Kryeministri tha në takim me trupën e re drejtuese të Universiteteve, se Kule e Koni dhanë një mesazh kuptimplotë me vendosmërinë e tyre.

“Më vjen shumë mirë po ashtu që ankimimet nga ana e kandidatëve për veprimtari të paligjshme të kandidatëve të tjerë, përjashto incidentin famëkeq, faktikisht kanë qenë zero. Më lejoni që duke përmendur incidentin famëkeq t’i shpreh respekt, qoftë rektorit të sapo zgjedhur, qoftë dekanit. Të dyve që nuk u tërhoqën përballë një presioni kriminal tërësisht të papranueshëm, jo për botën universitare, por për jetën shoqërore në tërësi, e dhanë një mesazh shumë kuptimplotë me vendosmërinë e tyre për të vazhduar qetësisht një garë, të cilës të gjithë ju i dhatë dinjitet dhe faktikisht e bëtë një gur themeli për të vazhduar seriozisht përpara një rrugë që nuk fillon me këtë mandat të secilit dhe secilës prej jush, por që gjatë këtij mandati, do të përshkojë një segment shumë të rëndësishëm që ka të bëjë, e përsëris, me vënien në jetë të bazës së funksionimit të arsimit të lartë mbi ligjin tanimë, bazë të gjithë reformës në arsimin e lartë.”, tha kryeministri.

Loading...

Komente (1)

  1. Fjalet i ke te embla zotrote. Gjuan me SHullaz , po gjuan dhe me pambuk.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej