Ka than' i moçmi: 

"Sod nuk don me dijt kush si je, po si dukesh e si paraqitesh."

- Anton Harapi

Rama takim me banorët e Krujës/ Premton dëmshpërblime për të përmbyturit

Nga Ejona 0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorë të përmbytur në zonën e Krujës

Kryeministri  u premtoi banorëve që shumë shpejt do të të nisë ndërtimi i rrugës që lidh Thumanën me Krujën, si dhe do të dëmshpërblehen të gjithë banorët e prekur nga përmbytjet.

Sa i përket nivelit të arsimimit në vend, Rama konsideron absurde arsyen se shkaku për 20 e ca vite që të rinjtë nuk morën asnjë lloj zanati ishte mungesa e ndriçimit në shkolla.

Rama: “Ne kemi filluar të investojmë për ta transformuar bashkinë e Krujës, por duke mos lënë mënjanë as Krujës dhe as ndonjë bashki tjetër ku duam të ndërtojmë njësi ekonomike. Kruja ka potenciale shumë të mëdha, historike, natyrore dhe patjetër edhe njerëzore. Ajo që është bërë me Krujën është e pashembullt në histori, siç ia hëngri malet Saliu Krujës, asnjë sulltan dhe gjithë sulltanët bashkë nuk ia hëngrën. Malet i gjetën dhe i lanë aty, ndërkohë që një zonë kaq e rëndësishme e historisë jo vetëm të Shqipërisë, në 20 e kusur vitesh u kthye në një platformë guroresh dhe çimentoje. Shumë shpejt do të nisë ndërtimi i rrugës që lidh Thumanën me Krujën, ndërkohë që do të investojmë në zonën historike dhe poshtë këtu në Fushë Krujë.

Sot ne jemi këtu për t’u thënë të gjitha familjeve që u përmbytën dhe që pësuan dëme nga 100 mijë lekë të vjetra deri në 6-7 milionë lekë të vjetra jo vetëm që nuk i harruam, por para mbylljes së vitit do t’i dëmshpërblejmë një për një, sepse nuk mund të bëjmë atë që bënë në të shkuarën, ata të cilët lanë një mal me borxhe për sa i përket pikërisht këtyre detyrimeve, borxhe nga katër anët.

Si mund të mos them të vërtetën që një nga shkaqet kryesore të papunësisë në Shqipëri është se në 20 e ca vjet nuk ju dhanë njerëzve asnjë lloj zanati por ju dhanë diploma që nuk kanë asnjë vlerë. Ua kam thënë këtyre që dalin e këndojnë poemën e mjerimit në Parlament se s’dinë të këndojnë asgjë tjetër, a thua se mjerimin e zbuluan ditën që ranë nga kali dhe nuk e kalëruan për vite me radhë pa bërë asnjë reformë.

E morëm arsimin profesional me 3 mijë nxënës dhe shkonin te shkolla elektrike ku nuk kishte as poç për me ju mësu se nga vjen korenti. I thoshte mësuesi; hajdeni tek penxherja. E shihni atë telin atje? Po! Ai atje e merr nga kjo këtu dhe shkon drita atje. Si mund të bëhet elektricist kështu? Sot kemi 27 mijë nxënës.”

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej