Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Rama: Iku koha kur Tirana zyrtare ishte e nënshtruar, nuk i lëmë pa zgjidhur çështjet me Greqinë

Nga Media 0

ramas

Kryeministri sinjalizon sërish Athinën Zyrtare, se Çështja Çame bashkë me të tjera çështje ta pazgjidhura me Greqinë, do të jenë pjesë e agjendës së kësaj qeverie deri në zgjidhjen e tyre.

Një tjetër sinjal i fortë i kryeministrit Rama niset drejt Athinës, lidhur me Çështjen Çame dhe të tjera të pazgjidhura mes Greqisë dhe Shqipërisë. Në një konferencë të hapur për shtyp me përfaqësuesit e Diasporës, kryeministri ritheksoi vullnetin e qeverisë për t’i zgjidhur këto çështje duke theksuar se ka ikur koha, kur Tirana zyrtare ishte e nënshtruar.

“Ne i kemi shtruar të gjitha në tavolinë. I kemi bërë të qartë për fqinjët tanë që këto janë çështje që ne nuk kemi ndërmend t’i kapërcejmë duke i lënë pas të pazgjidhura”, ka theksuar ndër të tjera kryeministri Rama, i cili ka sqaruar se Tirana zyrtare është investuar për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me grekët, por bazuar në reciprocitet.

“Ne e kemi bërë të qartë që ditën e parë që nuk kemi ndërmend të heshtim dhe të bëjmë sikur nuk kuptojmë dhe pastaj t’i nënshtrohemi fakteve të kryera, kur vjen në këto marrëdhënie.

Për një kohë të gjatë, fqinjët tanë u mësuan pa keq do të thosha, që këtu në Tiranë të kishin bashkëbisedues të nënshtruar, të heshtur, kur në fakt fjala ka qenë dhe mbetet që nuk mund të anashkalohen dhe as nuk mund të bëjmë dot sikur nuk ekzistojnë. Çdo shqiptar i interesuar për këtë marrëdhënie di se cilat janë çështjet. Ne mendojmë se për secilën prej tyre ka një zgjidhje, në një frymë bashkëpunimi në frymën e familjes sonë europiane.

E kemi vënë re herë pas here që çështjet rimarrin një peshë të caktuar dhe bëhen pengesë për arsye që janë të lidhura me situata politike, me konsumin e brendshëm politik posaçërisht në Athinë. Ne i kemi shtruar të gjitha në tavolinë. I kemi bërë të qartë për fqinjët tanë që këto janë çështje që ne nuk kemi ndërmend t’i kapërcejmë duke i lënë pas të pazgjidhura. Ne kemi vullnet të plotë për t’u dhënë atyre zgjidhjen më të mirë duke u bazuar tek parimi themelor i reciprocitetit”, tha Rama

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>