Ka than' i moçmi: 

“ Hani, vidhni, hiç mos mbeten, mbretër sa të hani veten...”
                                                                                        -Petro Marko

Rama fajëson PD për përmbytjet: Ju u morët  groshët, pilafin dhe çizmet në depo 

Nga Media 0

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur sot në Parlament ka fajësuar opozitën për përmbytjet në vend.

Rama tha se kur PD ishte në pushtet lejoi ndërtimet pranë lumenjve, dhe këto banesa përmbyten pas reshjeve të shiut, ndërsa shtetit i kërkohet llogari për të kompensuar dëmet çdo vit.

Kreu i qeverisë kujtoi se kur PS erdhi në pushtet nuk gjeti asgjë në rezervat e shtetit, madje, tha ai, as groshë, oriz e çizme nuk kishte në depot shtetërore.

Ju lejuat ndërtimet pranë lumenjve e tani vini e kërkoni llogari a thua se jetoni në hënë. E bëtë shtetin e Shqipërisë karikaturën më qesharake. Ju morët dhe çizmet, mirë groshët e pilafin, por çizmet ç’i deshët, rezervat e shtetit. Dhe tani thoni çne këto ndihma. Sot që flasim, e dini sa njerëz ka pa drita në zonën e përmbytur aktualisht në Itali. Gjëja e parë për sigurinë e jetës, është fikja e nënstacioneve aty ku ka rrezik për përmbytje.

Paskësh premtuar se s’do ketë më përmbytje? kam premtuar se do ketë përmbytje nga dora e njeriut në qeveri dhe jo nga vullneti i natyrës, sepse kaskada e drinit e menaxhuar me telefon e përmbyti në mënyrë të hatashme nën-Shkodrën në një rast ku po të kishte një menaxhim tjetër s’do ishte nevoja t’i derdhej i gjithë uji i marrëzisë. Po të mos kishim pasur ato investime do kishim pasur një situatë tragjike”, tha Rama.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithsej