Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Qytetari denoncon masakrën urbane: Gjirokastra rrezikon daljen nga UNESCO (foto)

Nga Ejona 0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër rast të denoncimeve të qytetarëve.

Referuar qytetarit dixhital, Berisha denoncon masakrën urbane që po bëhet në zonën historike të Gjirokastrës, ku papërgjegjëshmëria e Ministrisë së Kulturës po shkatërron kalldrëmin e Qafës së Pazarit.

Berisha shkruan se kalldrëmet e bukura dhe historike të Gjirokastrës po shkatërrohen, sipas tij për t’u zëvendësuar nga rrugica me gurë.

“Hajnia e narko qeveritareve po perjashton Gjirokastren nga UNESKO!

Shkaterrohen kalldremet e bukura dhe historike te saj per te mbushur xhepat narko pushtetaret. Krim!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Z.Berisha!

Kam lindur dhe jam rritur ne qytetin me te bukur ne bote, por qe sot, me shume dhimbje them, eshte shendrruar ne qytetin me te masakruar nga babezia.

Nje projekt nga pushteti I krimit shkaterroi kalldremet e bukura dhe po I zevendeson ne disa rrugica me gure qe nuk kane lidhje me guret e Gjirokastres.

Dhe me e keqja eshte punetoret, Jo mjeshtra ashtu sic e kerkojne kalldremet, punojne sa per te marre diten e punes.

Gjirokastra rreziko daljen nga UNESCO. Anonim te lutem.”

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej