Ka than' i moçmi: 

Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me dëshirë."

Naim Frashëri

Pse mesha katolike e Labovës tërboi fanatikët orthodoksë?

Nga Arben Llalla 1

I patë fanatikët e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë? Ne bërtasim, çirremi e krenohemi se shqiptarët janë tolerantë në fe. Papa tha që besimet në Shqipëri jetojnë në vëllazëri. Por, shikoni e lexoni vetëm pse tre priftërinjë katolikë mbajtën një meshë në kishën ortodokse të Labovës reagoi me ashpërsi Kisha  Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë (më mirë reagoi Anastasi).

Po sikur ata tre priftërinj t’i përkasin kishës unitare çfarë bëhet?

Unitë janë vetëm arbëreshët në Itali, por dhe një kishë në Elbasan, pra besimi i ritit orthodoks (oriental) që njeh autoritetin e Vatikanit.

Nuk ka qenë asnjëherë në traditën e shqiptarit që të ketë patur këtë farë ekspremizmi në besimin fetar, prandaj reagimi i KOASH duhet të nënkuptohet si reagim i ortodoksisë greke dhe jo shqiptare.

Edi Rama që e mban veten për katolik vajti u fal e u nderua me kryqin ortodoks grek nga Patriarku ortodoks i grekëve dhe asnjë shqiptar apo grek nuk u bë i gjallë.

Përse ky reagim ekstremist nga KOASH për faljen e disa katolikëve të njëjtit Zot, të njëjtës bibël në kishën ortodokse të Labovës?

Komente (1)

  1. Zoti Llalla faleminderit shume per shkrimet e tua te “ndritura”, pasi na “ndriconi” mendjen me “mencurine” tende te “mahniteshme”, faleminderit qe na mesoni te vertetem e besimit , se jemi shume injorant……Ah.. deri kur erresira do te mbaj te izoluar mendjen tende, ah… te genjesh te tjeter me trillimet e tua eshte e rende, por mee rende eshte te genjesh veten sikur je nje super intelektual….Nje i krishtere i vertete vazhdimisht lutet edhe per ata mjerane si puna juaj qe Zoti nje dite te ndricoje mendej e tyre te mbuluar nga llumi i mendimeve te KOTA….

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

gjithsej