Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

PS shpërndan tesera të reja. Testohet numri i anëtarëve besnikë

Nga Rexhina Biba 0

Nga kjo e hënë, tesera e anëtrësisë së Partisë Socialiste do të ketë një imazh tjetër.

PS ka nisur shpërndarjen e 100 mijë teserave të reja tek anëtarët e rij dhe të vjetër të kësaj force. Krahas modernizimit të këtij dokumenti që do të shpërndahet në praninë e te deleguarve në qarqe, ky është një proces monitorimi organizativ.

Pak muaj para zgjedhjeve, PS po teston në këtë mënyrë sa prej anëtarësisë i ka qendruar besnike dhe sa të vertëta janë listat e saj.

Gjithashtu është vendosur që të jenë të përjavshme takimet e përbashkëta të sekretarëve dhe 12 të deleguarve në qarqe, ku do të raportojnë si kanë ecur detyrat që kanë të bëjnë me pranimet në parti, kuotat, përfundimi i zgjedhjeve të 12 kordinatorëve elektroralë dhe dixhitalë dhe financierëve.

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>