Ka than' i moçmi: 

"Shqiptarët tregojnë çka s'duhet, e fshehin atë çka e di e tërë bota."

- At Gjergj Fishta   

Protestat në Fier/ Prefekti: Nuk do e firmosë vendimin e Këshillit bashkiak për landfillin

Nga Rexhina Biba 0

protesta

Prefekti i Fierit, Xhevit Bushaj nuk do të firmosë vendimin e Këshillit bashkiak për landfillin e Mbrostarit. Pas takimit me banorët protestues, prefekti  Bushaj pohoi se do ta kthejë vendimin për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Mbrostar, pasi parësore sheh interesat e komunitetit.

Pas protestave dy javore të banorëve të Mbrostarit, prefekti i Fierit Xhevit Bushaj konfirmon se do ta kthejë vendimin për ndërtimin e landfillit, pasi parësore sheh interesat e komunitetit.

Më herët, Prefekti u takua dhe me banorët protestues, të cilëve u kërkoi 3 ditë kohë për të shqyrtuar projektin për impiantin e përpunimit të mbetjeve, çka ka krijuar mosbesim tek ta, ndaj kanë vijuar protestat.

Banorët e Mbrostarit bllokuan sërish për rreth 30 minuta aksin nacional Fier-Lushnje, duke krijuar radhë të gjatë automjetesh.

Ndërkohë në momentin që Prefekti i Fierit nuk firmos projektin për landfillin në Mbrostar, Këshilli bashkiak është i detyruar të shqyrtojë një tjetër vend ku ta ndërtojë.

Fier/ Vijonë protestat kundër ndërtimit të impiantit të mbetjeve

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>